E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Nuk lejojmë cenimin e interesave kombëtare

Socialistët do të kundërshtojnë në seancën e së hënës ndryshimet në SHISH

Partia Socialiste do të jetë prezente në sallën e Kuvendit ditën e hënë, në mënyrë që të mos lejojë miratimin e draftit për Shërbimin Informativ Shtetëror. “Partia Socialiste ka marrë një vendim për të qëndruar në mbrojtje të marrëdhënieve kaq të mira në partneritet me SHBA-në dhe me NATO-n. Edhe qëndrimi i LSI-së është pikërisht një qëndrim i partisë së tyre për këtë rast, për t’i dhënë të kuptojë edhe mazhorancës së Sali Berishës që nuk duhet në asnjë mënyrë t’i prishin këto marrëdhënie kaq të mira”, tha dje sekretari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Ai ka paralajmëruar kështu se skenari i zhvilluar në seancën e ditës së enjte do të ripërsëritet edhe të hënën, çka e bën përpjekjen e demokratëve të ekspozuar ndaj një dështimi të tretë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›