Meta: Zgjedhjet e 8 majit janë garanci për vazhdimësinë e projekteve të mëdha
17/03/2011 Kryetari i LSI takim paraelektoral në Lezhë
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i ka vlerësuar që nga Lezha zgjedhjet vendore të 8 majit si tepër të rëndësishme për çdo komunitet. Ai zhvilloi atje një takim me simpatizantët e LSI-së në kuadër të përgatitjeve paraelektorale për zgjedhjet e 8 majit, ku si në çdo qytet tjetër paraqiti objektiva ambicioze, të cilat, siç u shpreh ai, nuk kanë të bëjnë me ambiciet elektorale e LSI-së, por me përgjegjësitë më të mëdha që kjo forcë politike kërkon të marrë në shërbim të çdo komunitetit. “I ftoj të gjithë përfaqësuesit tanë t’i ndezim të gjitha bateritë dhe motorët për zgjedhjet e 8 majit, sepse janë një mundësi e shkëlqyer për t’u përfaqësuar jo vetëm me dinjitet, por dhe për të zgjidhur probleme shumë dhe të mëdha”, - tha Meta në fjalën e tij. Duke iu referuar pjesëmarrjes së gruas në këto zgjedhje, ndryshe nga sa parashikon Kodi Zgjedhor, kreu i LSI-së premtoi përfshirjen e tyre në masën 50 % në këshillat e qeverisjes vendore. “Është një kontribut shumë i rëndësishëm për të rritur cilësinë e qeverisjes vendore, për të rritur transparencën e qeverisjes vendore dhe unë dua njëkohësisht t’ju siguroj të gjithave ju që jeni sot në këtë takim dhe kudo në të gjithë Shqipërinë se listat e LSI-së për sa u takon këshilltarëve do të jenë plotësisht të barabarta në drejtim të përfaqësimit, pra jo me 30 %, por 50 % me 50 %”, - deklaroi Meta. Ai përmendi gjithashtu disa projekte, të iniciuara apo të premtuara për realizim me këmbënguljen e kreut aktual të bashkisë së Lezhës, njëkohësisht kandidat i LSI-së për zgjedhjet vendore, Viktor Tusha.