E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Zgjedhjet nuk i bëjmë si danezët, por koalicionin e bëjmë si austriakëtNga TemaZgjedhjet nuk i bëjmë dot si në Evropën Perëndimore, por koalicionet i bëjmë tamam si evropianët që kanë ndërtuar prej kohësh shtet demokratik. Kështu shprehet kry

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Meta: Zgjedhjet nuk i bëjmë si danezët, por koalicionin e bëjmë si austriakëtNga Tema

Zgjedhjet nuk i bëjmë dot si në Evropën Perëndimore, por koalicionet i bëjmë tamam si evropianët që kanë ndërtuar prej kohësh shtet demokratik.

Kështu shprehet kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili ka ndërtuar të gjithë retorikën politike duke sulmuar qeverisjen e Berishës, por tani bashkëpunon me të. Kur vjen puna te zgjedhjet, i kompleksuar për faktin se ka deklaruar disa herë se Berisha po vjedh zgjedhjet, ai deklaron se ne nuk jemi Danimarka për të bërë zgjedhjet e duhura.

“Raporti i OSBE/ODIHR mbyll kapitullin e zgjedhjeve problematike në Shqipëri. Natyrisht, zgjedhjet nuk kanë qenë të standardeve daneze, dhe ju i dini vërejtjet tona, dhe në veçanti të LSI. Ju i dini dhe vërejtjet tona për Kodin Zgjedhor, sikurse jeni të njohur me vërejtjet tona, si për Partinë Socialiste, dhe për Partinë Demokratike, të cilat u përpoqën të monopolizonin procesin. Por nuk duhet të harrojmë që të gjithë se, si asnjëherë tjetër më parë përgjatë këtyre dy dekadave, edhe Kodi Zgjedhor dhe reforma elektorale iu la në dorë kryetarit të partisë më të madhe në opozitë, pra praktikisht iu la zotit Rama. Dhe për të gjitha ato mangësi dhe vërejtje që vihen re edhe në raportin e publikuar, duhet të kemi parasysh për vetë Partinë Socialiste se ajo është po aq bashkëpërgjegjëse sa PD. Kështu që nuk ka asnjë arsye serioze për të justifikuar bojkotin përveç problemeve të brendshme. Ashtu sikurse unë dua të përshëndes dhe deklarimin e kryeministrit Berisha që përsëri reforma e ardhshme elektorale, pra për të përmirësuar gjithçka që nuk shkoi mirë në këto zgjedhje, t’i lihet në dorë sërish PS si partia e vetme sot në opozitë në parlament”, - tha para disa ditësh Meta.

Ndërkohë, i pyetur se si mund të bashkëpunojë me njeriun që e ka akuzuar si fajtorin kryesor për keqqeverisjen e vendit, Meta deklaron se koalicioni i ri nuk duhet të çudisë askënd, për shkak se këtë që po bën ai me Berishën e kanë bërë shumë vende të zhvilluara të Evropës.

“Po kështu, bashkëpunimi PD-LSI nuk duhet të çudisë askënd, përderisa kemi parë një PS që pjesën më të madhe të “opozitës” së saj e ka zhvilluar në koordinim me PD, mjafton të përmend bashkëpunimin për Kushtetutën apo reformën zgjedhore. Aq më tepër që precedentët e këtij bashkëpunimi janë të shumtë edhe në Evropë, si në Austri apo shumë vende të tjera”, - deklaron Meta.

Të njëjtën gjë deklaron edhe Berisha, kur do të tregohet si një lider evropiano-perëndimor.

“Ky është një bashkëpunim që diktohet nga rezultati i votimit. Ky bashkëpunim nuk bëhet për t’i bërë një favor Ilir Metës ose Sali Berishës. Jo. Në rast se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të ekzistonte sot, absolutisht unë do të kërkoja koalicion me Partinë Socialiste, sepse kjo është një praktikë konstante. Sot nuk shkohet më në zgjedhje për rezultatin e tyre. Shkohet në zgjedhje, kur koalicionet e krijuara nga zgjedhjet nuk funksionojnë. Por, në rast se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të ishte një forcë në këto përmasa që vjen, unë gjënë e parë që do të bëja, do t’i kërkoja Partisë Socialiste koalicion. Dhe në rast se unë do të isha koalicion i dytë dhe jo i parë, pas dorëheqjes time do të ishte rekomandimi i koalicionit tim për të bërë një koalicion me Partinë Socialiste. Këto janë rregulla, të cilat Shqipëria dhe shqiptarët duhet t‘i ndjekin, sepse janë rregulla që praktikohen sot në një seri vendesh, si në Gjermani, Austri, si dhe vende të tjera. Ky është diktati që vjen nga sovrani”, - thotë Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›