Nis në Pezë procesi i rithemelimit të së majtës shqiptare Nga TemaEdi Rama nis nga Peza rrugën e bashkimit të të majtëve shqiptarë në një konfederatë. Në 67-vjetorin e Konferencës së Pezës, që bashkoi komunistët dhe nacionalistët në një front të përb
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Nis në Pezë procesi i rithemelimit të së majtës shqiptare Nga TemaEdi Rama nis nga Peza rrugën e bashkimit të të majtëve shqiptarë në një konfederatë. Në 67-vjetorin e Konferencës së Pezës, që bashkoi komunistët dhe nacionalistët në një front të përbashkët antifashist, gjatë Luftës së Dytë Botërore, përkrah kryetarit të PS u shfaqën në shtëpinë e Myslym Pezës përfaqësuesit e LSI, Xhufi, Klosi, Legisi dhe Muçi, të cilët janë shprehur kundër vendimit të forumeve të LSI për të qenë pjesë e qeverisë Berisha. Në krah të Ramës ishin dje në Pezë edhe krerët e PSD, Skënder Gjinushi dhe ai i PDS, Paskal Milo. Në takimin e kryer në shtëpinë e Myslym Pezës në Pezë, krerët e partive të majta shqiptare kanë diskutuar për rrugën që do të ndiqet për riformatimin e së majtës duke risjellë në vëmendjen e publikut idenë e një konfederate, e cila është propozuar kohë më parë nga kryetari i PSD, Skënder Gjinushi. Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij do ta quajnë rithemelim të së majtës, atë proces që pritet që së shpejti të bëhet publik, konfederata e së majtës shqiptare. Në këtë aleancë të re pritet të përfshihen aleatët e PS, PSD, PDS, si dhe partia e drejtuar nga Erion Veliaj, G99.
Përpjekjet e Ramës për bashkimin e së majtës nuk po shkojnë paralelisht me përpjekjet për bashkimin e PS. Një grup deputetësh të PS, anëtarë kryesie dhe figura të rëndësishme të kësaj partie që në themelimin e saj, janë pozicionuar kundër Edi Ramës, duke i kërkuar atij të ndalojë politikën e bojkotit dhe të pranojë se ka humbur zgjedhjet për shkak të paaftësisë të tij në drejtimin e PS. Ben Blushi, Arben Malaj, Kastriot Islami, Andis Harasani, Marko Bello, Musa Ulqini, të mbështetur nga figura të rëndësishme të PS si ish-presidenti, Rexhep Meidani apo themeluesi i PS, Moikom Zeqo, kanë nisur prej disa ditësh një lëvizje për reformimin e PS. Ata pretendojnë gjithashtu të bashkojnë Partinë Socialiste dhe të majtën në përgjithësi. Të emërtuar si Lëvizja për Mendimin Ndryshe në PS, grupi i kundërshtarëve të Ramës në PS pritet të nisë së shpejti një tur takimesh në bazën e partisë për të publikuar atje synimet e tyre për reformimin dhe bashkimin e PS, të së majtës shqiptare, për ta finalizuar me ardhjen në pushtet të PS. Por të njëjtat synime u shfaqën dje në Pezë nga Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në PS, bashkë me faktorët e tjerë të së majtës shqiptare. Kjo situatë duket se flet shumë më tepër për përçarjen e së majtës dhe vazhdimin e këtij procesi se sa për të kundërtën, bashkimin e PS dhe të majtës shqiptare