E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot ekuinoksi pranveror, familjarët shijojnë fillimin e pranverës

TIRANE- 21 marsi, i njohur ndryshe si Dita e Ekuinoksit pranveror ka ardhur tashmë me të gjitha ngjyrat e saj. Kryeqytetasit të lodhur nga dimri i ftohtë e i ngarkuar me rreshje kanë mbushur sot ambientet e ndryshme pushuese, vecanërsht parkun Rinia apo liqenin artificial.
Lulet, akulloret apo thjesht shijimi i rrezeve pranverore janë tregues i qartë i stinës së re që sapo ka nisur.

Sipas traditës, dita e parë e pranverës parathotë kohën që do të shoqërojë të gjithë stinën. Nëse do tu besonim më të parëve, duke u nisur nga dita e sotme kryeqytetasit do të bënin mirë të ndërronin garderobën pasi një stinë plot diell e gjallëri i pret.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›