E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta del nga greva e urisë

Tiranë- Ilir Meta ka njoftuar nga foltorja e Kuvendit se do lërë grevën e urisë dhe do t’i bashkohet protestuesve që kundërshtojnë Kodin Zgjedhor. Në fjalën e tij në seancën e Kuvendit kreu i LSI-së është dorëzuar, duke pranuar se debatet e tjera në këtë sallë për kodin janë të kota, pasi gjithçka sipas tij është e paravendosur.

“Ju kërkoni pushtet absolut, pasurim pa kufi dhe mbrojtje që përjashton kontrollin e qytetarëve. Keni kushtetutrën e Gërdecit, që ju e realizuat për tre orë si po bëni sot edhe këtë kod. Ju e paravendosët që në 21 prill këtë kod dhe shtytë për 7 muaj elementin kryesor (që ju synoni të realizoni nje skenar ogurzi), formulimin e procesit të administrimit të zgjedhjeve”- tha Meta.

Ai e ka quajtur këtë kod përgjegjësi të hartueseve dhe të dy partive të mëdha, PS-së dhe PD-së, me të cilin po i bëjnë shantazh shqiptarëve se do ti vidhen votat.

“Me këtë kod i çoni në minimum garancinë e zgejdhjeve të ardhshme. Ky është parlamenti i megadushkut, ju e keni vendosur dhe nuk ka më vlerë të qëndroj këtu. Vazhdoni, unë po dal tek njerëzit sepse është koha të bashkohem me ta”- ka thënë Meta, duke shtuar se do ta kontestojnë këtë kod. Sot ishte dita e 8 e greves se urise, ku hyn 10 deputete te LSI dhe PDK-se, pas kontestimit per kodin zgjedhor, qe nuk siguronte perfaqesimin e tyre ne komisione. Pasi dolen nga greva, Meta dhe deputetet jane pritur nen tingujt e kenges "Per ty atdhe" nga mbeshtetesit, te cileve u kane premtuar se kjo ishte vetem faza e pare e perpjekjeve kundershteuse per kodin, duke garantuar vijimin e protestave dhe dergimin e zerit kundershtues deri ne Uashington.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›