E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis seanca në Kuvend, mbështetësit e grevistëve: Duam më shumë kohë për njohjen me Kodin

Tiranë- Kuvendi ka nisur seancën e radhës në të cilën është në rend të ditës miratimi i Kodit Zgjedhor. Në hapjen e punimeve, kryetarja e Kuvendit, ka bërë një panoramë të punës së bërë për hartimin e kodit elektoral. Topalli ka kujtuar se afati i komisionit për hartimin e kdit është shtyrë tre herë, dhe në vendimin e Kuvendit ishte përcaktuar si afat i fundit data 14 nëntor 2008.

“Gjatë periudhës korrik-nëntor komisioni ka qenë aktiv ka zhvilluar 14 mbledhje, janë bërë edhe seanca dëgjimore me grupet e interesit”- tha ajo.

Sipas saj, në lidhje me kalendarin; që në kalendarin 22 shtator-13 tetor kodi ka qenë i programuar në pikën 16.  

Deputeti Jak Ndokaj ka kërkuar në fjalën e tij shtyrjen e miratimit të Kodit për një seancë tjetër, duke e argumentuar këtë me kohën e pamjaftueshme në dispozicion për njohjen me të.

“Kodi është hartuar në fshehtësi të plotë si të ishte kod lufte. Ju keni frikë nga vota e lirë. Në këtë sallë kemi dëgjuar betim për votën e lirë dhe pas cdo zgjehdje kemi marrë kritika të forta se nuk kemi zhvilluar zgjedhje normale. Shtyjeni edhe një javë”- ka thënë ai.

Në përgjigje të kërkesës Topalli ka deklaruar se projektligji diskutohet prej gjashtë muajsh dhe shtyrja nuk është e justifikuar.

Pas Ndokaj, ka qenë deputeti i pavaruar Spartak Ngjela që ka kërkuar të shtyhet afati i miratimit, pasi ai nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të bërë kriticizmin e kodit.

“E kam marrë kodin sot në ora 10.00 dhe nuk kam bërë dot kriticizmin as për 30 nene. Unë jam i detyruar të mbaj qëndrimin tim, e kam marrë në orën 10 të mëngjesit, nuk jam profesionist i keq dhe nuk kam krijuar kritizicmin. E rëndësishme është se cfarë do lihet në kritizicmin e këtij kodi, njerëzit më kanë votuar për të parë në mënyrë normale ligjin”- tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›