Meta fton Nanon të mbështesë të majtën për të rrëzuar Sali Berishën

Kreu i LSI: Mbështetja e Nanos mund ta udhëheqë të majtën drejt fitores
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, komenton deklaratat e ish-kryetarit të PS, Fatos Nano, duke e konsideruar këtë të fundit si socialist të vërtetë dhe shprehu ftesën për liderin historik të së majtës që të angazhohet në këtë fushatë zgjedhore. Meta u shpreh se është shumë i gatshëm që të bashkëpunojë me të gjithë faktorët progresistë, sidomos me Nanon, që sipas tij është një faktor shumë i rëndësishëm në të majtën shqiptare, për fitoren e së majtës dhe forcave progresiste dhe nxjerrjen në pension politik të Sali Berishës. Bashkëpunimin me ishkryesocialistin Nano, ndonëse pak me vonesë, Ilir Meta, e cilëson si të domosdoshëm dhe të rëndësishëm që e majta të mund të fitojë zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas tij, të thuash se Nano nuk ekziston në politikë do të ishte gabim tepër i madh, gjithashtu Meta deklaroi se e gjithë klima në këto 30 ditë brenda gjithë opozitës është luajtur në drejtim të Nanos. Meta gjithashtu u shpreh se në vitin 2001 nuk ka pasur asnjë aleancë me Ramën kundër Nanos duke e vlerësuar të suksesshme atë kohë për PS, por ai tha se nuk ka qenë dakord për takimin e Nanos me Berishën. Në një kohë kur Partia Socialiste që ai krijoi e drejtoi për 1 dekadë e gjysmë e përjashtoi nga listat e kandidatë ve për deputetë dhe kur kryetari aktual i selisë rozë, e akuzoi se i ka kthyer shpinën kësaj partie, Fatos Nano konsiderohet nga një tjetër forcë e majtë si faktor i rëndësishëm i këtij kahu politik, u shpreh Meta. Me sa duket deklaratat e ish kryeministrit, se e majta nuk mund ti fitojë këto zgjedhje, pasi është e përçarë dhe se Partia Socialiste nuk është e aftë për të drejtuar vendin, duket se kanë krijuar jo pak shqetësim në kampin e majtë. Komentet e Metës, që me LSI synon të jetë faktor deçiziv i politikës në këto zgjedhje, duket se janë fryt i një analize, se qëndrimi i Nanos në këtë fushatë mund të ketë jo pak ndikim në rezultatin e votës së 28 qershorit. Nga qëndrimet e Nanos, unë do të doja të merrja thelbin e shqetësimit të tij. Atë çka do të vlerësoja si më racionalen nga shqetësimi i tij, është pikërisht domosdoshmëria e një bashkëpunimi midis forcave të opozitës për të garantuar një fitore në zgjedhjet e 28 qershorit. Unë uroj që Nano pavarësisht nga moskandidimi për deputet në zgjedhjet e 28 Qershorit, të ketë një rol aktiv për të ndihmuar në fitoren e opozitës dhe të majtës në zgjedhjet e 28 Qershorit, pasi duhet thënë se ai përfaqëson një faktor shumë të rëndësishëm të së majtës dhe në këtë mënyrë është e domosdoshme që të gjithë këta faktorë të bashkërendojnë dhe të bashkëpunojnë me qëllimin kryesor, fitoren e opozitës, fitoren e së majtës dhe forcave progresiste dhe nxjerrjen në pension politik të kryeministrit aktual Berisha. Besoj që pas 28 Qershorit, projekti për bashkëpunimin e të majtës mbi principe shumë demokratike do të jetë i hapur, u shpreh gjatë fjalës së tij lideri i LSI-së, Ilir Meta. Ndërsa çështjes se a do të bashkëpunonte me Nanon në fushatën e elektorale për zgjedhjet e qershorit, Meta u shpreh se ishte tepër i hapur të bashkëpunojë me të gjithë faktorët progresistë të rëndësishëm që kanë dhënë kontribut historik në Partinë Socialiste. Padyshim që më duhet të theksoj se Fatos Nano është një faktor shumë i rëndësishëm në të majtën shqiptare për shkak të një roli të rëndësishëm dhe historik që ai ka pasur. Ai përfaqëson një figurë tepër komplekse dhe njëkohësisht besoj se është një figurë ende shumë përfaqësuese dhe në këtë drejtim është i domosdoshëm bashkëpunimi me të dhe një rol i tij më aktiv në drejtim të fitores së përbashkët të së majtës dhe opozitës në zgjedhjet e 28 Qershorit, theksoi Meta.
Ndërkaq, lideri i LSI-së, duke mohuar një plan midis tij dhe Ramës, për të larguar Nanon në 2001, u shpreh se, një politikë injoruese ndaj Nanos nuk e forcon PS, përkundrazi sjell shumë pikëpyetje për atë që përfaqëson PS. Sipas tij, nëse dikush në PS duhet të ishte më mirënjohës ndaj Nanos duhet të ishte Rama, sepse ishte Nano ai që e ftoi Ramën nga statusi i tij që ishte emigrant për të ardhur ministër, duke i dhënë kështu një besim të madh dhe së dyti Nano pas humbjes të zgjedhjeve mori përgjegjësitë e tij dhe e la garën të hapur që i krijoi mundësi Ramës për tu zgjedhur kryetar PS. Ilir Meta gajtë intervistës së tij u shpreh se nuk forcohet Partia Socialiste duke mbajtur një politikë përjashtuese ndaj Nanos apo duke përsëritur në një shkallë më të lartë gabimin që bëri Nano ndaj të vjetërve. Kam marrë anën më racionale duke kuptuar shqetësimin e tij Nanos, për një bashkëqeverisje të forcave të majta para 28 qershorit. Nuk bëjë veprime në nxitje të të tjerëve, aq më tepër veprime të rëndësishme që kanë efekte afatgjate. Dorëheqja ime nga posti i kryeministrit ishte aksident, ishte humbja e ekuilibrit dhe për fat të keq kjo humbje ekuilibri nuk është rikuperuar, u shpreh Meta. I pyetur për se si i komenton deklaratat e Erjon Veliajt, i cili është shprehur se nuk do të qeveris me Metën pas zgjedhjeve të 28 qershorit, Meta refuzoi të japë një mendim, por u shpreh se kjo nuk është për tu marrë seriozisht.