E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhindi, djali i deputetit synon Kuvendin

Anduel Xhindi, djali i deputetit të vrarë Fatmir Xhindi kandidon jo rastësisht në të njëjtën zonë elektorale, të cilën i ati e ka përfaqësuar për 12 vjet dhe 3 legjislatura rresht në parlamentin shqiptar. I renditur nga PS-ja i 11-ti në listën e kandidatëve për deputet të qarkut të Fierit, Andueli e ka pritur këtë kandidim si shenjë respekti dhe mirënjohjeje të punës së të atit. Megjithëse i prirur më shumë nga profesioni dhe politika, rrjedha e ngjarjeve dhe konteksti politik kanë nxitur përgjigjen pozitive ndaj ofertës së Partisë Socialiste për të kandiduar për këtë parti. Nuk mendoj se jam përdorur politikisht. Mendoj se është një shenjë respekti për kontributin që babai im ka dhënë për PS-në, për demokracinë në vend, tregon 22 vjeçari. Por, megjithëse nuk e ka menduar ndonjëherë veten si pjesë e Parlamentit shqiptar, ai është i bindur që mund të sjellë ndryshim dhe frymë të re. Kur i ati u bë deputet për herë të parë Andueli ishte vetëm një fëmijë, ndërsa ditët e sotme ai është student i Fakultetit Ekonomik në Tiranë, dega financë viti i tretë, është anëtarësuar në PS, në 2006-ën dhe shpreson të eci në politikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›