E Shtunë, 31 Tetor 2026

Datë 25 maj 09, Islami: Qeveria po përgatit manipulimin e votave

Sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Kastriot Islami ka deklaruar një ditë më parë kërkesën drejtuar ministrit Nishani për personat pa pasaportë, ku ka shtuar se në bazë të një analize PS do të jap mendimin e saj në fund të këtij muaji. Duke akuzuar kryeministrin për ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve, sipas tij kjo qeveri ka dështuar me procesin e pajisjes së qytetarëve me karta. Në këtë drejtim, Islami ka paralajmëruar se nëse nuk gjendet zgjidhje tjetër, socialistët nuk mund të lejojnë që në Shqipëri të mos zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme. Kastriot Islami, duke përmendur falsitetin e kartave, që sipas tij firma prodhuese nuk ka asnjë lloj pajisje për të dalluar kartën e vërtetë, është ndalur në një tjetër pikë të nxehtë të pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, që për socialistët është shqetësuese. Sipas tij rezulton se në Shqipëri mund të mbetet rreth 10% e votueseve pa marrë pjesë në votime. Kërkoni të ndryshoni rezultatin e zgjedhjeve duke lënë shqiptarët pa kartë identiteti ose duke prodhuar karta false. Ka karta false që shumë shpejt do ti nxjerrim. Duhet ti them Berishës hiq dorë nga manipulimi i zgjedhjeve. Jemi shumë serioz dhe i kemi marrë të gjitha masat. I kemi vënë në dijeni partnerët ndërkombëtarë se çfarë po ndodh me kartat. Nuk do të ketë zgjedhje nëpërmjet lënies së një pjese të mirë të qytetarëve pa karta, ose me karta false. Rreth 10% në listat e zgjedhësve mund të mos kenë mundësi të votojnë, themi se nuk mund të kenë zgjedhje të lira. Të gjithë që janë në listën e votuesve duhet tu krijohet mundësia për të votuar, qofshin këta edhe emigrantë. Qeveria duhet të jap një zgjidhje, ne dhamë konsensusin për të votuar me pasaportë dhe kartë identiteti. nënvizoi Islami.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›