Përfundojnë zgjedhjet në nëndegët e PD Tiranë
28/02/2005 Në mars do të votohet zëvendësuesi i Vili Minarollit
Përzgjedhja e krerëve të nëndegës së Tiranës, shumë shpejt do t'ia lerë vendin konferencës së degës së kryeqytetit, ku do të përzgjidhet kreu i PD-së, dega Tiranë. Nga konferencat e nëndegëve, tashmë janë përfunduar 15 nga 16 nëndegë që ka kryeqyteti. Përfundimi i konferencës së fundit të nëndegëve, do t'i hapë rrugën më pas konferencës që do të përcaktojë zëvendësuesin e Vili Minarollit për PD-në e kryeqytetit. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dega Tiranë, Bujar Nishani, thotë se pas përfundimit të punimeve të nëndegës së fundit, pritet vetëm vendimi i kryesisë qëndrore për të përcaktuar datën se kur do të zhvillohet konferenca. Sipas tij, zakonisht data e konferencës është vendosur dy javë para Kuvendit Kombëtar, i cili do të zhvillohet në datat 23 dhe 24 prill. Për kreun e degës së PD-së Tiranë, janë bërë disa propozime nga seksionet në bazë, por fjala e fundit i mbetet kryesisë së partisë, e cila do të vendosë dhe për kandidaturat që do të futen në këtë garë. Sokol Olldashi, Spartak Ngjela, apo Bamir Topi, janë disa nga emrat që kryesojnë "Top Listën" e kandidaturave për këtë post. Në prag të zgjedhjeve parlamentare, zgjedhja e kryetarit të degës së PD-së Tiranë, merr një rëndësi të veçantë, jo vetëm për faktin se nga kryeqyteti pritet të dalin 12 deputetë, por edhe për peshën që ka elektorati i Tiranës në sistemin proporcional. Nga ana tjetër, konferenca e Tiranës do të përzgjedhë dhe delegatët që do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së.