Ndahet Zona e Ulqinit, Rukës dhe Angjelit
28/02/2005 Zona e 12-të që do t'i shtohet Bashkisë së Tiranës në ndarjen e re elektorale, do të ndërhyjë në zonat zgjedhore prej nga janë zgjedhur deputetë Musa Ulqini, Anastas Angjeli dhe Et´hem Ruka. Zona elektorale që do t'i shtohet Tiranës, do të përfshijë kryesisht bulevardin Zhan Dark, si dhe zonat rreth sheshit Avni Rustemi. Për të hartuar këtë zonë zgjedhore, janë prekur zonat elektorale të deputetit Musa Ulqini, në njësinë numër 5 tek Tirana e Re, ajo e Et´hem Rukës tek 21 dhjetori, si dhe janë shkurtuar zgjedhësit në njësinë bashkiake numër 1 ku kandidon deputeti Anastas Angjeli. Shtimi i një zone elektorale në Bashkinë e Tiranës, ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së numrit të votuesve në kryeqytet. Sipas mesatares së përdorur në rang Republike, numri i zgjedhësve duhet të jetë rreth 23 mijë votues në një zonë elektorale. Ndërkohë, vetëm në njësinë bashkiake numër 5, numërohen rreth 45 mijë zgjedhës. Numri i votuesve për zonat elektorale, kryesisht në Tiranë, është ngritur si shqetësim nga deputetët e opozitës. Sipas tyre, ka deputetë në parlament, që janë zgjedhur në rrethe vetëm me një të tretën e votave që kanë marrë në zonat e tyre elektorale, deputetët e Tiranës