Zonat të enjten votohen në Kuvend
28/02/2005 Ylli Bufi thotë se zona ku do të kandidojë kryeministri Nano, është konform kritereve të Kodit
"Drafti i hartuar do të shkojë me procedurë të përshpejtuar në Parlament"
Sot, krerët e PS-së dhe ata të PD-së, do të nënshkruajnë marrëveshjen përfundimtare për ndarjen e re zonale. Pas firmosjes, drafti do të kalojë për diskutim me procedurë të përshpejtuar në komisionet parlamentare, ndërsa pritet që të votohet në seancën e ditës së enjte. Të dy palët janë shprehur se gjatë diskutimeve nuk do të pranohen ndryshime të kufijve, pasi varianti i miratuar ka dhe mbështetjen e OSBE-së, duke e cilësuar në përputhje të plotë me kriteret e vendosura në Kodin Zgjedhor. Pritet që vetëm partitë e vogla parlamentare të shprehin kundërshtimin e tyre. Kjo, nga fakti se gjatë diskutimeve, atyre nuk iu është marrë mendimi.
Reagimi
Në një prononcim për gazetën "Metropol", përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Ylli Bufi, është shprehur se "drafti i hartuar nga grupi i ekspertëve, do të shkojë me procedurë të përshpejtuar në Kuvend dhe në seancën plenare të ditës së enjte, do të futet për votim". Në këtë mënyrë është theksuar se procesi do të përfundojë brenda afateve të përcaktuara nga ligji. Bufi është shprehur se beson që vullneti i opozitës do të jetë në favor të miratimit të ndarjes së zonave elektorale. Këtë ai e ka mbështetur dhe në faktin se përfaqësuesit e PD-së, kanë dhënë mendimin e tyre pro ndarjes më të fundit elektorale. Bufi, sqaron për "Metropol" dhe debatin e hapur së fundmi në lidhje me numrin e votuesve në zonën ku do të kandidojë kryeministri Fatos Nano. Dy ditë më parë, përfaqësuesi i demokratëve, Jemin Gjana, është shprehur se zona e Nanos ka 5 mijë votues më pak se mesatarja e zonave të tjera.
Kandidimi
Sipas Ylli Bufit, të gjitha zonat janë ndërtuar në bazë të një mesatareje. "Së bashku me Partinë Demokratike, ne kemi nënshkruar marrëveshjen që mund të ketë lëvizje të numrit të zgjedhësve deri në plus-minus 15 për qind", tha Bufi, duke argumentuar kriteret që janë marrë në konsideratë në ndarjen e kufijve zgjedhorë. Sipas tij, "Zona ku pretendohet të kandidojë kryeministri Nano, ka një popullsi jo të dendur dhe për këtë arsye, nuk mund të theksohet me forcë se ka kaq apo aq votues". Duke iu përgjigjur Gjanës, Bufi tha se "Unë konkretisht nuk e di sa votues ka zona ku do të kandidojë zoti Berisha". Megjithatë, pritet që gjatë procesit të votimit të mos ketë debate apo vendime të papritura dhe nga fakti se dy partitë kryesore tashmë kanë shprehur vendimin e tyre pro ndarjes.
KQZ në pritje të vendimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të ndarmarrë vendimet e para për administrimin e zgjedhjeve, vetëm pasi të ketë përfunduar procesi i miratimit të ndarjes së re elektorale. Pak ditë më parë, KQZ ka shtyrë diskutimin për miratimin e anëtarit të shtata të KZZ-ve për vetë faktin se, nuk ishte bërë e ditur se cilët do të ishin kufijtë ku do të funksiononin këto komisione. Megjithatë, nga ndarja e re zonale janë të ndërvarura dhe një sërë pikash të tjera të cilësuar tepër të rëndësishme. Duket se pengesat që sjell ndarja zonale në administrimin e zgjedhjeve është dhe shkaku pse, Kuvendi ka vendosur që të miratojë draftin që do të nënshkruhet me ndërmjetësinë e OSBE-së me procedurë të përshpejtuar.