E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njazi Kosovrasti, kandidat i PD-së për Pronat

26/10/2004  Partia Demokratike ka vendosur në mbledhjen e Kryesisë të propozojë emrin e Njazi Kosovrastit, si anëtar të Komitetit të Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave. Në një prononcim të dhënë dje, Sali Berisha e ka vlerësuar propozimin e Kosovrastit si tepër të vlerësuar. Gjithashtu është vendosur që një nga anëtarët e komitetit t'i kalojë Partisë Republikane. Në këtë mënyrë është pranuar që të mbështetet dhe emri i Agim Toros, si një nga përfaqësuesit e shoqatës "Pronësi me Drejtësi". Për këtë post, si LZHK dhe PDR do të propozojnë nga një kandidaturë. Ndërsa, gjithçka do t'i lihet votimit në Kuvend. Gjithashtu, Kryesia e demokratëve ka kërkuar përshpejtimin e procedurave për zgjedhjet në degët e partisë. Burimet thanë se është kritikuar procedura e ngadalësuar që është vënë re deri më tani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›