Meta kundër privatizimit të aksioneve shtetërore
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka kundërshtuar vendimin e djeshëm të Qeverisë, për privatizimin e një pjese të aksioneve shtetërore në disa kompani private. Sipas Metës, vendime të tilla për privatizime kaq të shpejta lënë hapësira për korrupsion dhe abuzime. Kreu i LSI-së tha se kjo tentativë e Qeverisë tregon edhe dështimet e saj në fushën e financave dhe të të ardhurave dhe përpjekjen për të mbyllur me një llogari afatshkurtër sa më shumë nga ato gropat e zeza, që janë hapur me shumicë gjatë këtyre tre viteve në buxhetin e shtetit. “Ndërkohë tashmë e dimë se është edhe një situatë e përgjithshme krize, çka mund të ndikojë edhe në shitjen e këtyre aksioneve nën vlerën optimale të këtyre aksioneve”, - deklaroi Meta përpara gazetarëve në ambientet e jashtme të Kuvendit të Shqipërisë. Meta ka shprehur gatishmërinë që, në bashkëpunim me Partinë Socialiste, të ngrejë një mocion ndaj Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit. “Kjo gjë nuk ka ndodhur, por ne në çdo moment, kur mund të ndodhë, shprehemi të gatshëm që do ta mbështesim, sepse mendojmë se ka mjaft probleme serioze në funksionimin e Parlamentit, dhe që kanë të bëjnë me shkeljen e parlamentarizmit dhe gjithë procedurave demokratike. Disa herë kryeministri Berisha ka dhunuar Parlamentin si institucion dhe Kryetarja, jo vetëm që nuk ka mbajtur qëndrim ndaj tij, por e ka favorizuar këtë sjellje arrogante dhe përçmuese të tij ndaj Parlamentit. Ndaj jemi të bindur që z.Berisha, jo vetëm duhet të largohet tani, por duhet të ishte larguar me kohë, ndaj ne kemi qenë dhe jemi të hapur për çdo iniciativë që synon largimin e tij, por kuptohet që pas 21 Prillit kjo është shumë e vështirë”, - tha ai. Sipas Metës, këtu qëndron edhe arsyeja, përse Berisha i lutet opozitës për të bërë mocion mosbesimi, sepse pas këtyre ndryshimeve kushtetuese nuk duhen 71 vota, por duhen 142. “Megjithatë, ne jemi të gatshëm jo vetëm për aktivitete në Parlament, por edhe jashtë Parlamentit, të cilat mund të kontribuojnë për largimin e tij para zgjedhjeve, sepse Berisha është një rrezik për zgjedhjet e lira”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 24/10/2008