E Diel, 1 Nëntor 2026

PDK: Të dalin përgjegjësit e Gërdecit

 

Partia Demokristiane kërkoi dje nxjerrjen e përgjegjësve të tragjedisë së Gërdecit, që shkaktoi 26 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur. Kreu i grupit parlamentar të PDK-së, Jak Ndokaj tha se kur u mbush një vit nga kjo tragjedi ende nuk janë vënë para drejtësisë përgjegjësit e vërtetë. “Tragjedia e Gërdecit është një krim i rëndë dhe PDK kërkon që personat përgjegjës që shkaktuan këtë tragjedi, kushdo qofshin ata, të dënohen me të gjithë ashpërsinë e ligjit”, tha Ndokaj. Sipas tij “Zbardhja e ngjarjes dhe dënimi i shkaktarëve të tragjedisë së Gërdecit me të gjithë ashpërsinë e ligjit është prova dhe sfida e institucioneve të drejtësisë shqiptare dhe garancia se institucionet tona të drejtësisë po ecin në rrugën e duhur, se Shqipëria po ecën e sigurt në rrugën e demokracisë dhe të konsolidimit të shtetit ligjor”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›