E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela: Prona, problem më i madh se korrupsioni

 

Kryetari i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela tha dje se pasiguria për pronën është shkaku përse investitorët e huaj nuk vijnë për të investuar në vendin tonë. Gjatë një takimi në qytetin e Shkodrës, krerët e PliDr, Ngjela e Bakalli akuzuan qeverinë se e ka futur procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave në një pikë që s’mund të zgjidhet më. “Edhe pse Evropa e qytetëruar njeh dy variante të kthimit dhe të kompensimit të pronave, një anglosakson dhe një çek unë jam pro variantit të dytë. Nëpërmjet këtij varianti shteti u ktheu tokën pronarëve historikë dhe kompenson pronarët e rinj”, theksoi Ngjela. Sipas tij “vetëm kështu mund ta kishim zgjedhur këtë problem edhe ne që në vitet ‘91-‘93. Tashmë jo vetëm që jemi të vonuar, por pronat kanë pësuar një mishmash sa që jo vetëm që nuk është në gjendja të zgjidhë njeri, por kjo është arsyeja që investitorët e huaj nuk vijnë në Shqipëri për të investuar dhe jo niveli i lartë i korrupsionit siç mund të pretendojë dikush tjetër”.           r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›