Meta në Fier: Pas 28 qershorit, sigurime të plota shoqërore
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvilloi disa takime me mbështetës e simpatizantë të kësaj force politike në Roskovec e Portëz të Qarkut të Fierit. Duke u ndalur tek bujqësia, Meta tha se programi i LSI-së do ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë ekonomike në të cilën është futur. Meta tha se “ne kemi një program të qartë për subvencionimin në masën 20 deri në 25% për të gjitha inputet bujqësore”. Meta foli dhe mbi punësimin, duke garantuar se pas zgjedhjeve të 28 qershorit, kjo forcë politike do të jetë e aftë të punësojë, si dhe të paguajë 100 për qind sigurimet shoqërore.