Meta në takimin e ministrave të Europës jug- lindore
Në takim pritet të diskutohet çështja e integrimit të këtyre vendeve në Bashkimin Europian. Në Stamboll nuk do të jetë i pranishëm ministri i Jashtëm kosovar.
TIRANE-Sot në Stamboll zhvillohet takimi dyditor informal i ministrave të Jashtëm të vendeve të grupit të bashkëpunimit të Europës Jug-lindore. Në këtë takim, i cili është organizuar nga ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, marrin pjesë ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Bosnjës, Bullgarisë, Kroacisë, Greqisë, Maqedonisë, Rumanisë, Serbisë, Turqisë dhe Moldavisë, që do të drejtojë dhe punimet e këtij takimi. Nga ana e Greqisë duket se sot i sapoemëruari dhe kryeministër edhe ministër i Jashtëm, Jorgos Papandreu, pritet të marrë pjesë në këtë takim. Në të vihet re mungesa e Kosovës si pjesë e Ballkanit, por edhe e Europës Juglindore. Pritet të diskutohen çështjet e interesave të përbashkëta, ku ndër kryesoret do të jetë dhe çështja e integrimit të këtyre vendeve në Bashkimin Europian.
(s.g/BalkanWeb)