E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshen per pronen dy te plagosur ne spital

Nje grindje mes dy personave per ceshtje pronesie ka perfunduar me plagosjen e tyre nderkohe qe te dy aktualisht ndodhen ne spital. Ngjarja e rende ka ndodhur pasditen e djeshme ne qytetin e Fierit kur Elvira Keri 56 vjece dhe Teodor Sheqi 66 vjec jane perfshire ne nje debat te ashper qe me pas ka degjeneruar ne dhune mes tyre. Te dhena nga policia lokale kane bere me dije rreth ngjarjes se te dy autoret kane qelluar njeri-tjetrin me sende te forta ku dhe kane marre demtime serioze ne trup. Te lajmeruar nga banore te tjere te zones sherbimet e policise se Fierit kane shkuar menjehere ne vendngjarje duke filluar hetimet per zbardhjen e saj. Sipas te dhenave paraprake per motivet e ngjarjes mesohet se shkak eshte bere nje prone mes dy shtepive ku dy autoret pretendonin se ishte e tyre. Megjithate policia tha se eshte duke punuar per zbardhjen e shkaqeve te verteta te saj. Nderkohe qe kane shoqeruar me urgjence per ne spital te dy te demtuarit. Burime prane spitalit te qytetit te Fierit kane pohuar mbremjen e djeshme se te dy te plagosurit kane marre demtime serioze gjate perleshjes dhe se gjendja e tyre mbetet kritike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›