E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta nis takimet në Gjermani

16/02/2005  Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim është nisur dje për në Gjermani, ku do të nisë takimet me mbështetësit e partisë së tij në këtë shtet. Burimet thanë se në qendër të vëmendjes do të jetë angazhimi i emigrantëve në votimet parlamentare, që pritet të zhvillohen gjatë kësaj vere. LSI është një nga forcat që ka kërkuar ndryshimet përkatëse në Kodin Zgjedhor për të krijuar hapësirat e duhura, që emigrantët të votojnë në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Që prej themelimit, LSI ka këmbëngulur në idenë se është shumë e nevojshme ngritja e strukturave të partisë në të gjithë shtetet ku ka emigrantë shqiptarë. Sipas drejtuesve të LSI-së, kontributi i emigrantëve është i pazëvendësueshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›