OSBE sot nis takimet për ndarjen zonale

16/02/2005 Ambasadorët e Prezencës kanë mbledhur dje informacionin mbi pengesat në reformën zgjedhore
LSI dhe LZHK kërkojnë komisionerë në numërimin e fletëve të votimit
Negociatat për ndarjen e zonave elektorale mes përfaqësuesve të partive politike dhe ambasadorëve të OSBE-së pritet të zhvillohen sot. Ndryshe nga sa ishte deklaruar më parë, dje në selinë e Prezencës nuk është diskutuar mbi ndarjen zonale, por vetëm është bërë një prezantim zyrtar të krerëve të OSBE-së dhe politikanëve. Burimet thanë se sot ekspertët e PS-së dhe ata të PD-së do të rinisin diskutimet për ndarjen e re zonale, ku do të ritentohet gjetja e konsensusit mbi këtë pikë tepër të nxehtë.
Takimi
Ambasadori belg, Bertrand de Kombruxhe dhe këshilltari i tij, Timon Salomonson, në tryezë kanë kërkuar, nga të pranishmit në këto bisedime, një pasqyrë të problemeve që shqetësojnë vendin për proceset integruse në Bashkimin Evropian. Ndërkohë që për shqetësimin e përfaqësuesve të LZHK-së për mospjesëmarrjen e kësaj force dhe të LSI-së në grupet e numërimit, ambasadori belg mësohet se i ka qëndruar mendimit se "çështja do të shikohet brenda dispozitave legjislative".
Ndarja
Bllokimi i punës për ndarjen elektorale është paraqitur si shqetësim nga forcat kryesore politike në takimin e djeshëm me dy ambasadorët e OSBE-së. Ndërkohë që debati për hartimin e një varianti konsensual për forcat kryesore të politikës pritet të fillojë sot. Sipas përfaqësuesve socialistë në grupin negociues, ndarja elektorale do të zgjidhet brenda afateve që lejon ligji, të cilat, sipas tyre, janë deri më 3 mars. Përfaqësuesi i LZHK-së, Maksim Begeja, ka pranuar variantin e paraqitur nga OSBE-ja, i cili, sipas tij, "duhet të shoqërohet me ndonjë modifikim të vogël, sidomos për zonën e Tiranës, e cila nuk duhet të ketë vetëm këto zona të deklaruara zgjedhore. Nuk është ai numër zgjedhësish në kryeqytet që jepet nga statistikat, përkundrazi numri është më i madh dhe për këtë mënyrë Tirana duhet të kishte më shumë sesa një zonë shtesë".
Pretendimet
Përfaqësuesi i LZHK-së i ka parqitur dhe pretendimet mbi monitorimin e fletëve të votimit, ku është kërkuar që LZHK-ja dhe LSI-ja të kenë anëtarë në komisionet zgjedhore. Përjashtimi që i është bërë këtyre dy forcave nga pjesëmarrja, qoftë në qendrat e votimit qoftë në Komisionet Zonale, ka kërkuar një përgjigje nga ambasadorët e OSBE-së. Begeja tha se "vota, që do të shkojë në favor të LZHK-së, do të monitorohet nga forcat e tjera, dhe ne do të na lihet aq sa do ta shohin ata të arsyeshme". Ndërkohë, që përfaqësuesit e OSBE-së e kanë vlerësuar këtë shqetësim të LZHK-së, duke theksuar se zgjidhja do të jepet brenda dispozitave që lejon ligji. Gjithashtu, përcaktimi i datës së zgjedhjeve është cilësuar si një shqetësim për ambasadorët e OSBE-së, të cilët kanë kërkuar që forcat politike të gjejnë konsensusin dhe për këtë çështj,e e cila më tepër ka karakter teknik sesa politik.