E Hënë, 2 Nëntor 2026

Opozita nuk merr pjesë në seancën kur mbajti fjalën Erdogan

16/02/2005  Shumica e deputetëve të Partisë Demokratike nuk kanë qenë të pranishëm gjatë seancës parlamentare kur e mori fjalën Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë seancës ra në sy pjesëmarrja e figurave kryesore të PD-së, e kreut Berisha, kryetarit të Grupit parlamentar, Bamir Topi, apo nënkryetares së parlamentit, Jozefina Topalli. Me përjashtim të katër apo pesë deputetëve të PD-së, pjesa tjetër kishte braktisur sallën. Besnik Mustafaj në lidhje me këtë thotë se, "pjesëmarrja ishte vullnetare, por PD përfaqësohej zyrtarisht nga Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë dhe nënkryetari i Grupit Parlamentar. Nuk ka pasur vendim politik, por pjesëmarrja ka qenë vullnetare"

Partia Demokartike përfaqësohej në seancën e djeshme vetëm nga sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Besnik Mustafaj, deputeti Jemin Gjana, Vili Minarolli dhe ndonjë tjetër. Por, ndërkohë që deputetët e partisë më të madhe të opozitës kishin braktisur sallën, përfaqësuesit e partive të tjera të djathta ishin prezent gjatë fjalës së Erdoganit në sallë. Përveç kryetarit të PR-së, Fatmit Mediu, deputetët e partive aleate ose jo të PD-së kanë qëndruar deri në përfundim të fjalës së mikut nga Turqia. Kryeministri turk, Erdogan, mbërriti dje në Shqipëri me ftesë të Kryeministrit shqiptar, Fatos Nano, të cilit iu rezervua një pritje e veçantë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›