E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta prezanton Legisin kandidat në Laç

18/06/2005  Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka prezantuar dje në rrethin e Laçit kandidatin për deputet të kësaj partie, Ndre Legisin. Gjatë një mitingu me banorë të Laçit, Meta ka vënë theksin në politikat që do të ndjekë LSI-ja në rast fitoreje në zgjedhjet e 3 korrikut. Duke u kërkuar votën qytetarëve të Laçit, ai i ka premtuar “rritje të punësimit, mbështetje të biznesit të vogël, për çdo vend pune që do të shtohet do të ulim nga baza e tatueshme 100 mijë lekë në muaj”. Ndërsa nga ana e tij deputeti aktual i kësaj zone Legisi, është shprehur se do të jetë i gatshëm që t'i japë impulse të reja zhvillimit të zonës, zhvillimin e infrastrukturës, përmirësimin e kushteve të arsimit, si dhe shëndetësisë. Një çështje tjetër që kandidati i LSI-së në zonën elektorale i ka premtuar banorëve të Laçit vëmendje dhe përmirësimit të ambienteve të ndotura nga ish-uzina në periferi të zonës së banuar. Po dje kreu i LSI-së ka prezantuar dhe kandidatin për deputet në zonën elektorale numër 18, Agim Hysa.

Gjatë këtij takimi, Meta u ka premtuar banorëve të zonës së Burrelit se do të jenë pjesë e rëndësishme e politikave investuese në rast se LSI-ja do të fitojë zgjedhjet e 3 korrikut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›