Prishet fusha me bostan e mbështetësit të Bellos

18/06/2005 Largohet nga PD në mbështetje të PS
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në zonën elektorale numër 76, Marko Bello, ka vijuar takimet e tij me elektoratin e fshatit Kozarë, të Beratit. Në këtë komunë ministri i Shtetit është pritur nga banorët me një atmosferë të ngrohtë. Edhe pse zona është cilësuar si një bastion i socialistëve, në këtë komunë janë regjistruar dhe incidente mes mbështetësve të kandidatit socialist dhe atij të Partisë Demokratike. Sipas shefit të shtabit të fushtës për kandidatin Bello, shumë nga anëtarë të PD-së tashmë mbështesin ministrin në këto zgjedhje. Por nuk kanë munguar hakmarrjet ndaj tyre. Një banori të këtij fshati për shkak se kishte ndryshuar bindjen politike dhe tashmë mbështeste Bellon, i kishin shkatëruar të gjitha fushën e mbjellë me bostan. Ndërkohë që kandidati socialist i ka premtuar fermerit se do ta mbështesë me ndihma financiare për dëmin që i është bërë.