E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSV 91, Vlorë prezanton kandidatët për deputetë

Partia Socialiste e Vërtetë 91, dega Vlorë ka bërë dje të ditur zyrtarisht listën e kandidatëve të kësaj partie që do garojnë në zgjedhjet parlamentare të këtij viti dhe që tashmë janë miratuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Prezantimin e ka bërë kryetari i kësaj partie njëherazi edhe kryesuesi i listës së kësaj partie, avokati Kasëm Cenaj dhe më pas vijnë me radhë mjekja Marika Cakërri, juristi Bashkim Nikolla, inxhinieri Ylli Lalo, pedagogu Agron Metaj, sportisti biznesmen Agim Dalipi, Masterja në marketing Miranda Mullaj, ekonomisti Hektor Zharra, inxhinieri biolog Agim Jazo, masteri në ekonomi Marjel Halili, masteri në matematikë fizikë Atea Butja dhe studenti Leonidha Kokaj. Në prezantimin e kandidatëve, Cenaj përmendi më së pari faktin se kjo parti nuk ka asnjë kandidatë të importuar siç kanë partitë e tjera dhe se do paraqiten në zgjedhje me kandidatë tërësisht vlonjatë. Ai befasoi të pranishmit në prezantim teksa deklaroi se rezultati i kësaj partie në këto zgjedhje do të jetë me të vërtetë surprizë për të gjithë. Në interesimin tonë se gjithë kohën kanë deklaruar se kanë Fatos Nanon me vete dhe nëse rezulton sot ky fakt, Cenaj u përgjigj në mënyrën kinezçe: Ne jemi socialistët e vërtetë dhe jo më vonë se dy ditë më parë në intervistën e tij në TV Klan po ashtu Nano deklaroi se është socialist i vërtetë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›