Tahiri: Berisha nuk uli TVSH e energjisë, siç kishte premtuar në 2005
Anëtari i Asamblesë Kombëtare të PS, Saimir Tahiri ka akuzuar kryeministrin Berisha dhe qeverinë e tij për mosmbjatje të premtimeve, që ky i fundit kishte dhënë gjatë vitit 2005, përpara se të merrte pushtetin. Një prej premtimeve të pambajtura të Berishës, është TVSH për energjinë elektrike.
Premtimi i dhënë, premtim i pambajtur. Kjo është shprehja më domethënëse që karakterizon qeverinë e Sali Berishës, i cili 4 vjet më parë në programin e tij qeverisës, premtoi se do ulte nga 20 % në 6 % TVSH për energjinë elektrike. Sot katër vjet më pas, TVSH për energjinë vazhdon të mbetet 20%, është shpreh Tahiri, para një filiali të OSSH, ku kryhen pagesat e faturave te energjisë elektrike në kryeqytet. Tahiri ka theksuar gjatë daljes së tij për mediat se me këtë premtim të pambajtur Sali Berisha u merr më tepër para nga xhepi i tyre, pensionistëve, buxhetorëve dhe të gjithë shtresave në nevojë, duke iu pakësuar tryezën e përditshme të bukës. Sipas Tahirit, mosmbajtja e premtimeve është tipike për politikën e vjetër. Kjo, sipas tij është arsyeja pse sot nevojitet një politikë e re për ndryshim së sipas tij është Partia Socialiste.