Meta, pro dialogut
Zv.kryeministri
Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, shprehu bindjen se është detyrë e qeverisë të përqendrohen më shumë për të mbështetur biznesin fason. “Ky dialog i ngushtë mes jush dhe qeverisë do të sjellë rezultatet e tij. Ka shumë aspekte që mund të përmirësohen dhe duhet të përmirësohen”, tha Meta. LSI, në programin e saj ka zhvillimin e sektorit të punësimit, madje është një nga premtimet rritja e nivelit. Me sektorin e fasonit, që punëson 100 mijë vetë, LSI pretendon të përmbushë një pjesë të synimeve.
#