Meta: “Është koha për të vepruar dhe garantuar një Tiranë me standarde europiane
“Është koha për veprim dhe rinia është në veprim”. Bazuar dhe në këtë slogan të fushatës së LSI-së dhe LRI-së, lideri i kësaj force politike, Ilir Meta, i shoqëruar nga dhjetëra të rinj së bashku me kryetaren e LRI-së, Erisa Xhixho, zhvilluan dje një aksion për pastrimin e një kanali në periferi të zonës së Kombinatit. Vetë banorët kanë kërkuar ndihmë që të zgjidhet kjo situatë e rëndë për to, por deri tani nuk janë akorduar fondet përkatëse për investimin dhe zgjidhjen e këtij problemi shqetësues. Meta, së bashku me të rinjtë e LRI-së, i shoqëruar edhe nga kryetarja e Minibashkisë së Kombinatit, Luzhiana Abazi, dha kontributin e tij për pastrimin e kanalit. Meta i ka bërë apel pushtetit vendor dhe qeverisë që të gjejnë zgjidhje për t’u ardhur në ndihmë këtyre banorëve. Kreu i LSI-së tha se pushteti vendor, qeveria dhe komuniteti duhet të bashkërendojnë punët për të garantuar një Tiranë me standarde europiane.
7 Prill 2009