PS-ja ngre strukturën për mbrojtjen e votave nga manipulimet
Struktura e specializuar e selisë rozë do të drejtohet nga Pjerin Ndreu. Në përbërje të kësaj strukture do të jenë ish-efektiva të Policisë
Shaban Sulçe
Ashtu edhe siç ishte planifikuar në strategjinë elektorale të selisë rozë, Partia Socialiste ka ngritur tashmë strukturën e saj të specializuar, e cila do të angazhohet gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit për të ruajtur votat e saj dhe për të parandaluar manipulimet e mundshme. Në përbërje të kësaj strukture do të jenë ish-efektivë dhe ish-drejtues të Policisë, të cilët janë larguar padrejtësisht ose për arsye politike nga puna, gjatë katër viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe kryeministrit Sali Berisha. Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se kryetari i PS-së, Edi Rama, ka zhvilluar dje në selinë rozë një takim me ish-efektivë të Policisë, të cilët do të angazhohen për mbrojtjen e votave në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Kjo strukturë do të drejtohet nga Pjerin Ndreu, ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit, i cili është bashkuar me Partinë Socialiste, pas “divorcit” të tij me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Struktura
Pavarësisht presionit ndërkombëtar që bie mbi qeverinë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Partia Socialiste e ka shumë të vështirë të besojë në premtimin e kryeministrit Berisha për një proces normal zgjedhor dhe pa manipulime. Nisur nga raportet e mëparshme midis Berishës dhe zgjedhjeve të lira, të cilat kanë qenë shumë të zeza, por nisur edhe nga situata aktuale me çështjen e kartave të identitetit, selia rozë prej kohësh ka hartuar një strategji të sajën për mbrojtjen e votave dhe parandalimin e manipulimit të zgjedhjeve. Kjo strategji u konkretizua dje me ngritjen e strukturës së specializuar, në përbërje të së cilës janë shumë ish-efektivë të Policisë. Një strukturë të tillë, Partia Socialiste e krijoi edhe gjatë zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit 2007. Struktura drejtohej nga ish-deputeti socialist Paulin Sterkaj dhe veproi kryesisht në kryeqytet. Struktura bashkëpunoi ngushtë me komisionerët e Partisë Socialiste. Në çdo qendër votimi ku sinjalizoheshin për shenja manipulimi, struktura ndërhynte për parandalimin e tyre.
Policia Elektorale
Një tjetër faktor që e ka shtyrë Partinë Socialiste në ngritjen e kësaj strukture të specializuar është edhe mosbesimi në rolin që do të ketë Policia e Shtetit gjatë procesit zgjedhor të 28 qershorit. Prej disa muajsh, deputetë të Partisë Socialiste kanë denoncuar disa emërime politike dhe militanteske në radhët e Policisë së Shtetit. Ka qenë deputeti socialist Pirro Lutaj, i cili ka deklaruar se zgjedhjet e 28 qershorit janë në rrezik, pasi është duke u krijuar Policia Elektorale. “Veprimet në drejtim të lëvizjes së pakriter dhe politikisht të motivuar të kuadrove të policisë që, për hir të së vërtetës, ka shoqëruar politikën e Ministrisë së Brendshme qysh me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, si dhe vendimi më i fundit i qeverisë për të marrë në punë rreth 1600 punonjës mbi organikat ekzistuese të ministrive, baraz me të paktën 5 ministri të mëdha aktuale, janë një veprim i qartë për një sinjal ogurzi, në fermentim, me synim vënien e strukturave të policisë së shtetit nën diktatin politik të maxhorancës qeverisëse duke cenuar rëndë rolin dhe funksionet kushtetuese të policisë së shtetit e njëkohësisht duke rrezikuar jo vetëm besueshmërinë e këtij institucioni, por në radhë të parë, e mbi të gjitha, procesin zgjedhor dhe rolin e policisë së shtetit në këtë proces”, - ka thënë Lutaj.
Rama përshëndet lirimin e nënë Bakos
Kryetari i Partisë Socialiste shpreh kënaqësinë e veçantë për lirimin nga burgu të nënë Feridesë dhe të grave të tjera që përfituan nga falja e Presidentit të Republikës. “Më në fund, zëri i atyre mijëra njerëzve që firmosën peticionin për lirimin e nënë Feridesë u dëgjua. Duke uruar që rasti në fjalë të shërbejë për të nxitur politika më largpamëse, zhvillimi e përkrahjeje të zonave të varfëra të vendit dhe të familjeve të varfëra të këtyre zonave, kryetari Edi Rama i uron shëndet e mbarësi familjes së ribashkuar të Feride Bakos”, - thuhet në njoftimin për shtyp të selisë rozë.
7 Prill 2009