Meta sulmon Ramën: Politika përtej së majtës e së djathtës nuk bëhet me Berishën
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, vazhdon sulmet ndaj ish-aleatit të tij politik, Edi Rama. Këtë herë ai ka marrë shkas nga frazat që përdor Rama në mitingjet e tij elektorale, ku flet për një politikë përtej së majtës dhe së djathtës. Sipas Metës, kjo lloj politike nuk bëhet duke bashkëpunuar me Sali Berishën. “Sot, dëgjojmë shpesh të flitet për politika përtej të majtës dhe të djathtës. Madje, bëhet thirrje dhe për shuarjen e pluralizmit politik.
Në sistemet demokratike, ajo çka është përtej të majtës dhe të djathtës është ndarja dhe pavarësia e pushteteve, dhe jo kontributi apo bashkëpunimi për t’i vënë ato nën thundrën e partisë shtet”, u shpreh Meta duke perifrazuar fjalimet e Edi Ramës. Gjatë një takimi dje në Berat, u shpreh se “deputetët e PS-së me një urdhër të lidershipit të tyre shitën Kushtetutën për tri orë dhe forcuan kaq shumë Sali Berishën sa dhe me një urdhër ai i rrëzon dekretet e Presidentit”. Duke i dërguar shigjetat e sulmit të tij në drejtim të PS-së dhe të PD-së, Meta tha më tej se “janë këta pazarxhinj të PS-së dhe PD-së që duan të shpikin rregullore, duan të shpikin ligje organike se si Presidenti vetëm të jetë një kukull”. Gjithashtu, ai i barazon në kritikën e tij Ramën e Berishën dhe për sa i përket bashkëpunimit për sistemin zgjedhor, sistem që LSI-ja e kundërshtoi fort. “Nuk mund të flasim për demokraci lidershipi i dy partive të vjetra, se filluan gjoja me parimin "një anëtar një votë", por mbaroi me lista të mbyllura të Kodit Zgjedhor. Sepse kanë frikë për t'u ballafaquar me qytetarët dhe nga iluzioni që kanë se njerëzit sido që të jetë do të votojnë për siglën, pavarësisht se kush i përfaqëson ata”, - tha Meta. Ai po e shfrytëzon turin e tij në takimet me simpatizantë të LSI-së për të sulmuar qëndrimet e PS-së, si dhe për të thithur sa më shumë anëtarë socialistë në gjirin e LSI-së.