E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takon Cosslet: PNUD, projekte të reja me qeverinë



Qeveria shqiptare thellon bashkëpunimin me Prezencën e PNUD-it në Shqipëri për projektet në proces. Gjatë një takimi që ministri i Jashtëm, Ilir Meta, zhvilloi dje me përfaqësuesen e PNUD-it, shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim aktiv në kuadër të projekteve për Diplomacinë Kulturore dhe projektet e organizatës për punësimin, sidomos atij të rinisë dhe grave. Zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, priti dje Përfaqësuesen e Përhershme të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD) dhe Koordinatore e Përhershme e KB në Shqipëri, znj. Gulden Turkoz-Cosslett, para nisjes së z. Meta për të marrë pjesë në Sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork. Përfaqësuesja e Përhershme, znj. Turkoz-Cosslett informoi z. Meta për axhendën e Prezencës së PNUD-it në Shqipëri, sikurse është projekti pilot Një-OKB, si dhe për prioritetet e axhendës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (ndryshimet klimaterike, takimi vjetor i Aleancës së Civilizimeve) etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›