E Diel, 1 Nëntor 2026

Paditë e Ramës ndaj Berishës, hidhet shorti

 

TIRANE – Gjykata e Tiranës caktoi dje togat e zeza që do të shqyrtojnë paditë e Bashkisë së kryeqytetit dhe kryetarit të saj Edi Rama kundrejt Partisë Demokratike, kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të transporteve Sokol Olldashi. Shorti elektronik i gjykatës së kryeqytetit përzgjodhi gjyqtaren Teuta Hoxha si shqyrtuese të padisë së depozituar pak ditë më parë të Bashkisë Tiranë ndaj kryeministrit të vendit, si edhe padisë së kryebashkiakut Edi Rama për Partinë Demokratike. Për shqyrtimin e padisë së Bashkisë Tiranë për Ministrin e Transporteve Sokol Olldashi shorti përzgjodhi gjyqtaren Elbana Lluri. Bëhet e ditur se me anë të padive civile, të cilat pritet të shqyrtohen në ditët Bashkia e Tiranës dhe kreu i saj kërkojnë nga palët e paditura të përgënjeshtrojnë shpifjet e drejtuara këtij institucioni. Gjithashtu, nga Bashkia e Tiranës kërkohet edhe zhdëmtim për cenim të dinjitetit.     a.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›