E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta uron festën e Krishtlindjes: “Viti tjetër do të jetë akoma më i mirë”

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, uroi dje besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes. Zëvendëskryeministri Meta, gjatë një vizite në Metropolinë e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në Tiranë, uroi të gjithë besimtarët e krishterë dhe qytetarët shqiptarë me rastin e Krishtlindjes. Meta u takua me Fortlumturinë e Tij Anastasin, kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, të cilit i shprehu urimet më të ngrohta për të gjithë besimtarët e krishterë. “Uroj që kjo ditë kaq e rëndësishme të sjellë sa më shumë paqe dhe dritë për të gjithë besimtarët e krishterë dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë. Jam i bindur se viti tjetër do të jetë akoma më i mirë”, - është shprehur Meta.

26 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›