E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta viziton në spital poetin Xhevahir Spahiu



Kreu i LSI-së, Ilir Meta, zhvilloi dje një vizitë në spital, ku ndodhet i sëmurë prej pak ditësh personaliteti i shquar i letrave shqipe, poeti Xhevahir Spahiu. “Më vjen shumë keq që vij në këtë spital për të vizituar një njeri me shumë vlera për poezinë tonë, për kulturën tonë, për gjuhën tonë dhe për kombin tonë, si Xhevahir Spahiu. Megjithatë, mbetem me shpresë për kujdesin e mjekëve këtu dhe në interesin e mjekëve, të afërmëve dhe përfaqësuesve tanë në Romë, që gjendja e tij të sqarohet dhe të vijë duke u përmirësuar. Të gjithë mezi presim që jo vetëm ta shohim Xhevahir Spahiun në këmbë dhe të qeshur, por edhe të dëgjojmë edhe në të ardhmen dhe të shohim vepra të reja nga ai, nga ato vepra që e kanë pasuruar aq shumë poezinë tonë dhe kulturën tonë kombëtare. Unë kam shprehur solidaritetin tim dhe të forcës politike që unë drejtoj me familjarët e poetit tonë të madh, kam patur rastin të bisedoj me të gjithë ekipin e mjekëve dhe me prof. Petrelën dhe do të bëjmë më të mirën që kjo gjendje të përmirësohet, të tejkalohet, pasi mendoj se nuk është vetëm një shqetësim i yni, por është një shqetësim i të gjithëve që janë njohur nga mediat për gjendjen shqetësuese shëndetësore të Xhevahir Spahiut”, - tha Meta.

4 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›