Ruli: S’ka tolerancë për firmat që vënë në rrezik jetën e banorëve
Firmat që operojnë në sektorin minerar nuk do të tolerohen nga qeveria për shkeljet më të vogla. Asnjëra prej tyre nuk do të mund të ushtrojë aktivitetin, nëse do të vënë në rrezik jetën e punonjësve. Vetë ministri Ruli iu ka deklaruar dje drejtuesve të subjekteve që zhvillojnë aktivitet minerar në zonën e Bulqizës, se s’ka më tolerancë. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, kërkoi ndjekjen e rreptë të rregullave teknike nga të gjithë subjektet e licencuar në miniera, gjatë një takimi të zhvilluar të martën me drejtues 3 të firmave, që zhvillojnë aktivitet minerar në zonën e Bulqizës, përfaqësues të pushtetit lokal dhe drejtues të lartë të forcave të Rendit. Qëllimi i këtij takimi ishte disiplinimi dhe ndjekja rigoroze e kushteve të punës në minierat e kromit, në mbrojtje të jetës së punonjësve të tyre. Ministri Ruli kërkoi që të gjitha subjektet minerare, të zbatojnë në mënyrë të rreptë të gjitha rregullat teknike në miniera, në të kundërt, do të merren masa, deri në heqjen e lejeve minerare. "Çmimi në rritje i kromit ka bërë që të vihen re kërkesa edhe për pjesë të vogla e të mbetura në galeri apo punime minerare të vjetra, të cilat më parë nuk preferoheshin", - tha ministri Ruli në takim.
Sipas tij, janë vërejtur një sërë aksidentesh në frontin e punës, të cilat në bazë të kontrollit të ushtruar nga Reparti i Inspektim-Shpëtim-Miniera (RISHM), kanë ndodhur për shkaqe banale, krejtësisht të eliminueshme. Në përfundim, ministri Ruli u shpreh se qeveria inkurajon të gjitha subjektet e interesuara dhe të licencuara, vendase, apo të huaja në aktivitetin e tyre, për të vënë në punë dhe për të shfrytëzuar vendburimet e kromit dhe mineraleve të tjera. "Por kjo, gjithmonë duke respektuar jetën e njerëzve në radhë të parë, po ashtu edhe rregullat e sigurimit teknik dhe legjislacionin në fuqi", - përfundoi ministri Ruli.