Miami ka ‘ilaç’ për Lakers
Dwayne Wade i dhuroi Miamit epërsi prej katër pikëve, 46 sekonda para fundit dhe Heat e mbajtën atë për fitoren 94-88 ndaj Los Angeles Lakers. Miami kishte humbur pesë ndeshje të njëpasnjëshme para përballjes me kampion aktual të NBA.
Mirëpo, me paraqitje të mirë në mbrojtje, Miami arriti të ndalë serinë prej tetë fitoreve të njëpasnjëshme të Lakers. Chris Bosh ishte realizuesi më i mirë te Miami me 24 pikë, po aq sa shënoi edhe ylli i Lakers, Kobe Bryant.
Në ndeshjet tjera, Phoenix Suns u mposht në shtëpi me rezultat të thellë 97-116 nga Denver Nuggets. Ndërsa Dallas Mavericks i udhëhequr nga 23 pikët e yllit gjerman Dirk Nowitzki fitoi përballë New York Knicks 127-109.
Për Knicks nuk mjaftoi paraqitja e shkëlqyeshme e qendrës Amar’e Stoudemire, i cili shënoi 36 pikë.
Miami Heat-LA Lakers 94-88
Miami: Bosh 24
Los Angeles Lakers: Bryant 24
Phoenix Suns-Denver Nuggets 97-116
Phoenix: Gortat 14
Denver: Nene 22
Dallas Mavericks-New York Knicks 127-109
Dallas: Nowitzki 23
New York: Stoudemire 36