E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhiro interesante

Nga Express më 12 mars 2011 në ora 12:21

Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohet xhiroja e nëntëmbëdhjetë e BKT-Superligës së Kosovës në basketboll, në kuadër të së cilës do të zhvillohen dy ndeshje interesante.
Të shtunën në kryeqytet, lideri Sigal Prishtina do të ballafaqohet me rivalin e saj të kahershëm, Trepçën.

Në fakt, favorit në letër për ta fituar këtë takim janë prishtinasit, por megjithatë mitrovicasit asnjëherë në të kaluarën nuk janë dorëzuar lehtë kur përballë kishin kryeqytetasit. Andaj, ky duel pritet të jetë jashtëzakonisht interesant.
Aktualisht Sigal Prishtina prinë në tabelën e klasifikimit me 35 pikë të tubuara, derisa Trepça është e katërta me 28 pikë. Po të shtunën në Prizren, Bashkimi luan kundër Mitrovicës.

Ndërsa, derbi tjetër i kësaj jave zhvillohet të dielën në Mitrovicë, ndërmjet dy ekipeve që po luftojnë për pozitën e dytë të tabelës, para se të nisin garat e play-off-it - Bambit dhe Pejës. Klubi serb qëndron në vendin e dytë me 33 pikë, një më shumë sesa skuadra pejane.

Njëherësh të dyja këto ekipe pritet që në garat e play-off-it t’i bëjnë konkurrencë të fortë Sigal Prishtinës në luftë për titullin e kampionit. Ekipi nga veriu i Mitrovicës në këtë takim do të hyjë me dy përforcime të reja.

BKT-Superliga – Xhiroja e 19-të
E shtunë
S. Prishtina – Trepça17:00
Bashkimi – Mitrovica19:00
E diel
Kosova – K. EuroSport18:00
Bambi – Peja17:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›