E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michele Bachman fiton zgjedhjet testuese në Iowa

Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 12:20

Në Shtetet e Bashkuara, kandidatja republikane për presidente, Michel Bachman, ngadhënjeu në një votim të rëndësishëm provë, të zhvilluar në shtetin Iowa, ndërkohë që Guvernatori i Teksasit, Rick Perry, tronditi kampin republikan, duke njoftuar hyrjen në garë për të marrë emërimin e kësaj partie.

Fitorja e Bachmanit në sondazhin në shtetin Iowa e konsolidon pozitën e saj si konkurrente e fortë, për emërimin republikan.

Sondazhi në fjalë është një votim jozyrtar, por i rëndësishëm për republikanët, që kërkojnë të sfidojnë presidentin Barack Obama, në zgjedhjet e vitit 2012.

Bachman, anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve nga shteti Minessota, është favorite e aktivistëve konservatorë të quajtur Tea Party, të cilët kërkojnë tatime më të ulëta dhe një qeveri më të vogël.

Pothuajse 17 mijë persona morën pjesë në votimin provë, të zhvilluar në qytetin Aims. Bachman mori 4.823 vota, e pasuar nga kongresisti nga Texasi, Ron Pol, me 4.671. Ish- guvernatori i Minessotes, Tim Powlenty, zuri vendin e tretë me 2.293 vota.

Perry nuk ishte në listë, por ai mori 718 vota, në të cilat votuesit kishin shkruar emrin e tij.

Ky numër është 151 vota më shumë, se sa ish-guvernatori i shtetit Massachusets, Mitt Romny, i cili ishte në krye të anketave para se të zhvillohej votimi në Iowa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›