E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serwer: Ndarja e Ballkanit ka përfunduar

Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 13:00

Eksperti amerikan për çështje rajonale, Daniel Serwer, ka shprehur besimin se epoka e ndarjes së Ballkanit ka përfunduar.

Në konferencën e mbajtur me rastin e 10-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila në vitin 2001 i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni, Serwer tha se aktivitetet tashmë duhet të orientohen drejt mbajtjes së strukturave shtetërore të Ballkanit, të tilla si janë sot.

Në takimin në Ohër ishte edhe diplomati amerikan, James Pardew, i cili dhjetë vjet më parë ishte ndërmjetës midis maqedonasve dhe shqiptarëve.

Duke vënë në dukje se rajoni ishte goditur nga katër luftëra, Pardew tha se në Maqedoni do të zhvillohej e pesta po të mos ishte Marrëveshja e Ohrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›