Mick Jagger: Ja surprizat e albumit “Exile On Main St”
Autori i Lajmit: RedaksiaLondër – “Sigurisht që luaj akoma kriket, por sot mbaj një maskë mbrojtëse. Nuk kam pasur asnjëherë një eksperiencë ku kam rrezikuar jetën. Mick Jagger, 66 vjeç, intervistohet në prag të rihedhjes në treg të albumit të grupit Rolling Stones “Exile On Main St”, që për herë të parë doli në vitin 1972. Albumi do të hidhet në treg në maj, ndërsa shumë këngë të tjera janë rikompozuar. Ndërsa këngë si Love You Live janë ribërë edhe një herë.
- E nisim me albumin “Exile On Main St” që do të rilidhet në treg.
Kam miksuar rreth 11 tituj, disa janë shumë interesantë. Për shembull, “Falling the River” është një baladë e lehtë, që flet për një burrë që lë një grua.
- Po, ekzakt.
- Dhe Plunder My Soul, në të cilën një grua lë një burrë. Edhe kjo është me ritme më të qeta, por është më shumë rrok. Le të themi se është më shumë se një komedi.
- Si i keni gjetur gjurmët e tyre, sepse shumë prej tyre kanë mbetur në arkiva prej shumë kohësh?
- Kur shtëpia diskografike më kërkoi nëse doja të rihidhja në treg “Exile On Main St”, kërkoi disa nga ekspertët e “Rolling Stones” që të jepnin mendimin e tyre dhe ne iu vumë në dispozicion. Ndërsa i dëgjoja, më dukej sikur e bëja për herë të parë. Ato janë krijuar në fundin e viteve 70, ndoshta në fillimet e viteve 80.
- Në praktikë i kishte harruar?
- Jo aspak. Duhet të kuptoja me saktësi se kur ishin krijuar, sepse “Exile On Main St” nuk është regjistruar menjëherë, por në harkun kohor të tre viteve. Kështu mu desh të kthehesha mbrapa në kohë dhe të kërkoja gjurmët në çdo pjesë të shiritit. Vjen një kohë kur ti pranon se disku nuk të pëlqen dhe thua: Ky album i ri është i çmendur. Ka shumë gjurmë të ndryshme nga ato të vitit 1972. Është shumë rock and roll, por unë nuk doja diçka të tillë. Unë jam personi më eksperimental i grupit, nuk më pëlqen të bëj gjithmonë të njëjtën gjë.
- Dakord, por çfarë mendon sot?
- Gjëja e mirë e këtij disku është se është parë si një opera e tërë, në tërësinë e tij. Karakteristika e tij kryesore është se nuk ka shumë gjurmë të “arritshme”. E vetmja gjurmë që ka pasur suksese është “Tumbling Dice”.
- Më parë flisje për kthim mbrapa në kohë. Një herë e një kohë ke thënë se njeriu duhet të ketë kujdes që të mos ngecë në kurthin e së shkuarës. A është e shkuara një kurth për ty?
- Askush nuk dëshiron të mbesë në të shkuarën, sepse ajo të pengon të bësh diçka tjetër dhe të ecësh përpara.
- Herën e parë që je ngjitur në skenë ishe 19 vjeç. Megjithatë, ke thënë gjithnjë se je ndier një këngëtar.
- Më ka pëlqyer gjithnjë të këndoj dhe e kam bërë diçka të tillë, megjithatë nuk e kam menduar asnjëherë se do të bëja këngëtarin. Nuk mendoja se do të isha profesionist, do ta bëja thjesht për pasion, për tu zbavitur. Diçka që mund ta bësh gjatë pushimeve.
Heronjtë e Jagger: Presley dhe Little Richard
Heronjtë e mi janë "Elvis Presley dhe Little Richard. Këtë të fundit e kisha idhull. Kam qenë shumë me fat se turin e parë me “Rolling Stones” e bëmë bashkë me Little Richardin. E shikoja çdo ditë nga afër, i vëreja çdo detaj. Atij i pëlqente entuziazmi i djemve të rinj. Kujdesej për mua dhe më qëndronte pranë, më dha një thes me ide. E shikoja si integrohej me publikun për të kuptuar si ia bënte. Jepte gjithçka për të. Më pas shkonte dhe përshëndeste publikun, diçka që këngëtarët nuk e bëjnë se janë të turpshëm. Kështu kam mësuar unë, duke parë atë dhe Xhejms Braun.
Ky lajm është publikuar: 24/01/2010