E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndihma në Veri Shpenzimet e ushtrisë, 90 milionë lekë në ditë

Autori i Lajmit: Redaksia
Ushtria shqiptare mbajti pjesën kryesore në operacionet nga përmbytjet në Veri të vendit. Më shumë se 900 ushtarë dhe oficerë ishin të angazhuar çdo ditë në terren. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, shprehet se u angazhuan nga të gjitha forcat, ato tokësore, detare dhe ajrore që evakuuan disa mijëra njerëz, ndërsa u paketuan dhe u shpërndanë rreth 600 tonë ushqime dhe qindra tonë të tjera ujë. Por përmbytjet kanë pasur një kosto të lartë, pasi vetëm për lëvizjet e ushtrisë ka një faturë karburanti prej afërsisht 90 milionë lekë në ditë, më shumë se një miliard lekë në total. “Nga një llogaritje e parë që kemi bërë na rezulton se janë shpenzuar 90 milionë lekë në ditë, vetëm karburant”, - u shpreh Imami.

Ky lajm është publikuar: 24/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›