Olldashi: "Mos harroni c'keni thene per 9 janarin"
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, u ka kujtuar socialisteve ate cka ata kane thene ne janar te vitit 2004, teksa mbroheshin ne Kuvend per tragjedine e Karaburunit, ku humben shume jete njerezish. "Opozita po del ketu me qendrime te ndryshme per fatkeqesine qe kane ndodhur. Predhat e paplasura te Gerdecit nuk duhet t'i hidhni mbi qeverine. Harroni se cfare keni thene ne tragjedine e 9 janarit ne 2004. Se kam ketu dhe procesverbalet e asaj seance, ku deputetet e opozites ne ate kohe ne pushtet nuk lane gje pa thene", ka qene deklarata e Olldashit. Duke akuzuar socialistet se po veprojne me dy kute ne trajtimin e kesaj tragjedie, ai nuk ka munguar te shprehet edhe njehere se qeveria ishte jashte pergjegjesise. Ne te njejten kohe, Olldashi, duke kembengulur edhe njehere qe organi i prokurorise te hetoje ne menyre te paanshme tragjedine per te gjetur faktoret, ka kerkuar nga opozita qe te mos beje politike me jeten e ketyre njerezve.