Shiu ne Gerdec, nderpriten kerkimet
Moti i keq dhe reshjet e dendura te shiut, kane bere qe te nderpriten operacionet e metejshme te kerkim-shpetimit te viktimave ne fshatin Gerdec, prane vatres se shperthimit. Reshjet e shiut, te cilat kane shoqeruar diten e djeshme, kane krijuar veshtiresi per avancimin e metejshme te zones se pastrimit te predhave nga ana e forcave xheniere, duke sjelle nderprerjen e punimeve. Ndersa forcat e specializuar kane vazhduar me inspektimin e zones, por pa u afruar prane kraterit te shperthimit. Kjo megjithese dyshohet per trupa te tjere te pajete, te cilet mund te ndodhen ne zonen e prekur. Avancimi i mundshem drejt kesaj zone eshte bere i pamundur jo vetem per shkak te kushteve te pafavorshme klimaterike, por edhe nga frika e ndonje shperthimi tjeter, pasi ne brendesi te ish-fabrikes se caktivizimit te municioneve mendohet te kete predha te paplasura, te cilat mund te krijojne ndonje shperthim ose vater te dyte. Nderkohe, dyshohet se nje tjeter kufome ndodhet ne zonen e kraterit, ku fadroma ka nderprere avancimin nga frika e ndonje shperthimi te mundshem.