Mijëra opozitarë në protestë: “Berisha, hap kutitë e votimit!”
Kreu i PS-së, Edi Rama: “Votat tona u grabitën për pushtetin e familjes së Berishës”. Liderët e opozitës kërkojnë rinumërimin e votave: Do të vijojmë protestat
Shaban Sulçe
Mijëra mbështetës të Partisë Socialiste dhe të partive të saj aleate, PBDNJ, PDS, PSD dhe G99, morën pjesë dje në protestën e zhvilluar përpara selisë së Kryeministrisë, ku kërkuan hapjen e kutive të votimit dhe hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Protestuesit opozitarë kanë kërkuar të vërtetën e zgjedhjeve të 28 qershorit, teksa ata mbanin në duar parullat: “Ku është vota ime?!”, “Hapni kutitë!” etj. Në tribunën e vendosur përpara selisë së Kryeministrisë folën liderët e partive të majta, si dhe qytetarë dhe përfaqësues të shoqatave dhe të grupeve të ndryshme të interesit. Ata bënë akuza në drejtim të qeverisë, ndërsa shprehën vullnetin për të vazhduar protestat në të gjithë Shqipërinë në rast se kryeministri Berisha do të vijojë t’i mbajë të mbyllura kutitë e votimit.
Protesta
Protesta u hap nga fjala e deputetit të PS-së, Pandeli Majko, i cili tha se populli opozitar është hedhur në protestë për të kërkuar gjënë më minimale që mund të kërkojë opozita, hapjen e kutive të votimit dhe gjetjen e hajdutit të votave. Majko theksoi se është e turpshme për PS-në nëse hyn në Parlament pa u hapur kutitë e votimit. “Me kutitë e mbyllura është turp të shkosh në Parlament, sepse Kryeministria (kutia e mbyllur) nuk dëshiron të bëjë aktin më normal, verifikimin e votës. Ne nuk mund të lejojmë që fati i Shqipërisë të mbyllet me kutinë e Sali Berishës. Nuk po kërkojmë asgjë të pamundur, po kërkojmë thjesht hapjen e kutive të votimit, të bëhet transparent rezultati”, - tha Majko. Fjalën e mori edhe Fiqiri Xibri, drejtues i Sindikatës së Minatorëve, i cili bëri akuza të ashpra në drejtim të qeverisë. Po kështu, një tjetër fjalim ishte ai i një përfaqësuesi të të larguarve nga puna nga qeveria për shkak të angazhimit në fushatën elektorale të Partisë Socialiste. Më pas foli edhe avokatja e familjarëve të viktimave të Gërdecit, e cila akuzoi qeverinë se ka kapur sistemin e Drejtësisë, duke e bërë të pamundur vendosjen e drejtësisë dhe dënimin e autorëve të vërtetë të tragjedisë që u mori jetën 26 shqiptarëve. Më pas foli edhe ish-anëtari i Kryesisë së LSI-së, Ndre Legisi, i cili tha se e mbështeste këtë protestë së bashku me dy ish-anëtarët e tjerë të LSI-së, Sabit Brokaj dhe Pëllumb Xhufi. Legisi theksoi se protesta ishte shprehje e kërkesës për hapjen e kutive të votimit dhe dhënien fund të manipulimit të votave dhe krimit elektoral. Ai bëri gjithashtu akuza në drejtim të kreut të LSI-së, Ilir Meta.
Rama
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se opozita dhe qytetarët shqiptarë nuk do të rreshtin për asnjë moment, derisa të fitojnë betejën për votën e lirë dhe zgjedhje të ndershme në Shqipëri. “Të gjithë ju që e doni Europën këtu, në Shqipërinë tonë dhe që jeni të gatshëm të luftoni deri në fund për liritë dhe të drejtat që gëzojnë sot qytetarët shqiptarë, duke filluar nga liria e të gjitha lirive, zgjedhje të lira dhe të ndershme si kudo në Europë, më lejoni t’ju them me bindje: Fati i kësaj beteje nuk është në duart e atyre që na detyruan të dalim sot këtu. Fati i kësaj beteje është në zemrat tona; fati i kësaj beteje nuk varet nga dëshira dhe vullneti i Sali Berishës. Ajo varet nga kuraja jonë për të luftuar për lirinë e votës dhe barazinë para ligjit. Fatin e kësaj beteje nuk e vendos një pushtet i korruptuar dhe korruptues, që buron nga vjedhja e votës. Ne duam të shohim votën tonë, ne duam të hapim kutitë e votave tona”, - tha Rama. Ai paralajmëroi kryeministrin Berisha për një valë protestash në të gjithë Shqipërinë në rast se do të refuzojë të hapë kutitë e votimit. “Nëse Sali Berisha do të mbajë forcërisht të mbyllur vullnetin e shqiptarëve, ne do ta hapim pambarimisht valën e protestës së popullit mbi Shqipëri. Do t’i bëjmë thirrje popullit që të mbrojë votën e tij. Nuk kërkojmë të përmbysim me dhunë pushtetin që buron nga vjedhja e votës, por kërkojmë që dhunimi i votës të përfundojë bashkë me këtë pushtet. Ne kërkojmë që zgjedhjet e 28 qershorit dhe çdo element i paligjshëm që lidhet me to, të hetohet nga Kuvendi që të mos përsëriten me kurrë. Në radhë të parë duke hapur kutitë e votimit në sytë e të gjithë Shqipërisë. Mospranimi është prova e frikës së madhe nga e vërteta”, - tha Rama, i cili konfirmoi vullnetin e PS-së për të mos hyrë në Kuvend. Rama theksoi se mungesa e PS-së në Kuvend është dëshmia e një demokracie të rëndë në boshllëkun mungesës së demokracisë dhe standardeve të zgjedhjeve. Rama tha se votat e shqiptarëve u vodhën për të ricikluar pushtetin familjar dhe ekonomik të Sali Berishës. Ai tha se vjedhja e votave tashmë duhet të marrë fund. Kreu i PS-së tha se arsyeja që në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme është vetëm një: kryeministri Sali Berisha. Rama u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të rezistojnë dhe të organizohen deri në rivendosjen në vend të drejtësisë dhe lirisë së votës.
Balla: “Kemi mbështetjen e të gjithë socialistëve në mbarë botën”
Deputeti i PS-së, Taulant Balla, i sapokthyer nga një aktivitet i Internacionales Socialiste, deklaroi se socialistët dhe socialdemokratët nga e gjithë bota mbështesin kërkesat legjitime të Partisë Socialiste për rivendosjen e demokracisë në vend. “Ne nuk jemi vetëm në veprimin dhe të drejtën tonë. Ne kemi mbështetjen e të gjitha partive të majta europiane. Internacionalja Socialiste, pak ditë më parë, në emër të të gjithë socialistëve dhe socialdemokratëve botërorë, kërkoi: Në Shqipëri duhet të rivendoset demokracia dhe të gjitha kërkesat e Partisë Socialiste lidhur me dhunimet dhe parregullsitë në zgjedhjet e 28 qershorit duhet të pranohen. Internacionalja Socialiste, organizata më e madhe e partive të majta në botë, ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin për të gjitha veprimet politike të ndërmarra nga Partia Socialiste në drejtim të rivendosjes së demokracisë. Socialistët në mbarë globin do të vazhdojnë të jenë të angazhuar për të luftuar korrupsionin politik”, - tha Balla.
Erion Veliaj: “Ligji lejon qartësisht rinumërimin e votave”
Kryetari i G99-s, Erion Veliaj, tha se protesta nuk ishte vetëm fillimi i rezistencës qytetare, por edhe e solidariteti qytetar. Ai tha se kutitë e votimit duhet të hapen, pasi janë me mijëra njerëz që duan të rrëzojnë dy despotët, të cilët qeverisin padrejtësisht. “Ky tubim nuk fillon vetëm një lumë protestash, por dhe një fushatë solidariteti me të gjithë ata që kanë nevojë për dorën tonë. Kërkesat tona janë të thjeshta, të arsyeshme e ligjore. Kutitë duhet të hapen! Nuk janë as kuti këpucësh e as kuti shkrepësesh që të përdoren e të hidhen. As nuk janë kuti të zeza avionësh që mbajnë sekretet e vdekjes. Janë kuti që ruhen, sepse duhen. Në të kundërt pse nuk digjen që ditën e parë. Ligji lejon qartësisht rinumërimin. Nëse nuk hapen, kjo qeveri – si dhe ato të despotëve në botë – vër-teton atë që kemi thënë, se ka fobi nga transparenca dhe se në thelb ky është një pushtet ilegjitim”, - tha Veliaj.
12 Tetor 2009