PS: Qytetarët të firmosin projektligjin që kërkon hetimin e zgjedhjeve
Nisma e selisë rozë: Do të hetohet çdo institucion që manipuloi zgjedhjet. Rama: I ftojmë të gjithë qytetarët që të kërkojnë të drejtën e votës së tyre
Shaban Sulçe
Partia Socialiste ka shpallur dje një nismë të re që do të tentojë të realizojë hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Partia kryesore e opozitës ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë që të bëhen aktivë në të drejtën që ua u garanton Kushtetuta dhe të firmosin projektligjin që synon hetimin e çdo personi dhe të çdo individi, i cili u bë pjesë e makinerisë elektorale që manipuloi dhe deformoi zgjedhjet e 28 qershorit. Kjo nismë e re u publikua gjatë protestës së djeshme që organizoi PS-ja për hapjen e kutive të votimit nga përfaqësuesi i saj ligjor, Genc Gjonçaj. “Ju ftoj sot të bëheni pjesë e një nisme që në mbështetje të Kushtetutës do të zbardhë të gjitha shkeljet e bëra në zgjedhjet e datës 28 qershor. Sipas kësaj nisme, do të hetohet çdo institucion publik, që për cilëndo lloj arsyeje, dhunoi të drejtën e qytetarëve për t’u shprehur lirisht dhe për të numëruar atë votë ashtu si qytetarët e kanë hedhur”, - tha Gjonçaj.
Nisma
Nisma e PS-së, së bashku me qytetarët, gjen bazën ligjore në Kushtetutën e Republikës, sipas së cilës, në rast se një projektligj firmoset nga më shumë se 20 mijë qytetarë, atëherë Kuvendi duhet ta marrë në shqyrtim. Për këtë arsye, duke filluar nga dita e sotme, Partia Socialiste do të hapë në qendrat kryesore të qyteteve disa tenda, ku qytetarët do të kenë mundësinë të firmosin projektligjin, i cili kërkon hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e votave. Një ndër to do të hapet edhe në Tiranë, pikërisht në parkun “Rinia”. Gjithashtu, ky projektligj synon një hetim të pakufizuar të të gjithë personave dhe institucioneve publike, të cilët u përfshinë në krimin elektoral të 28 qershorit. Firmosja e këtij projektligji do të detyrojë Kuvendin që të bëjë hetimin e zgjedhjeve. Gjatë mitingut të djeshëm, kryetari i Partisë Socialiste kërkoi nga qytetarët shqiptarë që të firmosin këtë nismë. “Firmoseni projektin në bazë të Kushtetutës, për t’i kërkuar Parlamentit, nga një popull i tërë, hetimin e atyre që deformuan zgjedhjet”, - tha Rama.
Gjonçaj
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genc Gjonçaj, gjatë fjalës së tij në protestën e djeshme tha se Partia Socialiste, në bashkëpunim me një grup ekspertësh dhe qytetarësh, ka hartuar dokumentin që do të mundësojë zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit. Ai i ftoi qytetarët shqiptarë që të firmosin këtë dokument në mënyrë që të garantohet hetimi i zgjedhjeve nga ana e Kuvendit. “Pushteti që dhunoi zgjedhjet nuk do të na dëgjojë. Ai bën shurdhin përpara kërkesave tona legjitime. Nuk kërkojmë asgjë më shumë se sa zbardhja e të vërtetës së 28 qershorit. Nuk mund të vazhdohet më në Shqipëri me metodën që populli voton dhe qeveria numëron sipas orekseve të saj për të ricikluar veten dhe pushtetin e saj. Ju ftoj sot të bëheni pjesë e një nisme, qe në mbështetje të Kushtetutës do të zbardhë të gjitha shkeljet e bëra në zgjedhjet e datës 28 qershor. Sipas kësaj nisme, do të hetohet çdo institucion publik, që për cilëndo lloj arsyeje, dhunoi të drejtën e qytetarëve për t’u shprehur lirisht dhe për të numëruar atë votë ashtu si qytetarët e kanë hedhur. Kjo iniciativë do të sigurojë hetimin e çdo pretendimi publik, vendas apo ndërkombëtar, për shkeljen e akteve ligjore në lidhje me procesin zgjedhor të 28 qershorit. Do të jetë një hetim i pakufizuar, që zbardh çdo shkelje dhe trajton çdo provë të manipulimit të zgjedhjeve. Kjo nismë tashmë ka marrë rrugën e saj ligjore dhe ka gjetur mbështetjen e shumë ekspertëve dhe qytetarëve në mbarë vendin. Është ky momenti që edhe ju të shprehni mbështetjen tuaj për këtë nismë, duke firmosur dokumentin që mundëson zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit”, - tha Gjonçaj.
Milo: “Shqipëria po shndërrohet në një Kolumbi të kokainës elektorale”
Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, tha se vjedhja e votës është kthyer në një epidemi që ka zënë për gryke shoqërinë shqiptare. Milo tha se vjedhja dhe trafiku i votës po e kthejnë Shqipërinë në një Kolumbi të kokainës elektorale. “Sot jemi mbledhur për një çështje madhore për demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë, për votën e lirë, për mbrojtjen e saj dhe për mosmbrojtjen e saj. Vjedhja e votës është kthyer në një murtajë, në një epidemi që e ka zënë për gryke shoqërinë shqiptare. Vjedhja dhe trafiku i votës po bëjnë që Shqipëria po shndërrohet në një Kolumbi të kokainës elektorale”, - tha Milo.
Gjinushi: “Sali Berisha, hajduti më i madh i votave të shqiptarëve”
Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, e akuzoi kryeministrin Sali Berisha si hajdutin më të madh të votave të shqiptarëve. Gjinushi tha se qeveria aktuale nuk mbështetet në votën e 28 qershorit, por në vjedhjen e votave. Ai tha se hapja e kutive do të dëshmojë se maxhoranca e vërtetë është e pranishme në protestë. “Jemi këtu në emër të 770 mijë votave të majta dhe 30 mijë votave të djathta, që votuan kundër Sali Berishës. Jemi shumicë. Do të bëhemi 850 mijë dhe 900 mijë pas hapjes së kutive. Ata që thonë për protestat tona se opozita duhet të jetë në Kuvend ne u themi: Opozita në Kuvend është, jashtë ka mbetur shumica. Keni mbetur ju! Hapja e kutive të votimit do të japi vetëm një lexim: Berisha largohu!” - tha Gjinushi.
Dule: “E ardhmja e vendit mbështetet te vota”
Kryetari i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, tha se protestuesit kërkojnë pa dallime partiake respektimin e votës dhe numërimin e saj. Dule tha se nuk mund të ketë një të ardhme të sigurt pa numërimin e votave. “Në demokraci, në fillim dhe në themel të saj, qëndron vota, pa të cilën asnjë investim nuk mund të qëndrojë, as për shtetin e së drejtës, as për ekonominë. Kërkojmë pa dallime partiake, që votat të respektohet, vota të numërohet. Mbi këtë votë, të mbështetet e ardhmja e Shqipërisë”, - tha Dule.
12 Tetor 2009