Mijëra punëtorë në grevë për pagat
Raportohet se afro 800 mijë mësues, punëtorë të mjekësisë dhe punonjës të tjerë publikë, kanë zhvilluar dje një grevë, me të cilën kërkohet që qeveria të zhvillojë negociata të reja për ligjin për pagesat. Këtë masë të re, qeveria e ka paraqitur për t’i shkurtuar shpenzimet, pas marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që i ka dhënë hua Rumanisë 17 miliardë dollarë. Ende nuk dihet se cili do të jetë rezultati i kësaj greve, megjithatë punonjësit shprehen se kjo është mënyra e vetme që kërkesat e tyre të merren parasysh nga qeveria.
Gjermani
Terrorizmi kërcënon sërish vendin
Të goditet qyteti gjerman i Kielit me një atentat në datat 11, 18 ose 25 tetor. Ky është kërcënimi terrorist i radhës që bëhet ndaj Gjermanisë, i transmetuar në faqen e internetit muslim.net. Mesazhi që është shkruar nga një anëtar i forumit, është transmetuar pranë videove kërcënuese të Osama bin Ladenit dhe Ayman al Zauahrit. Në mesazhin e tij, vizitori i faqes së internetit përcakton vendin dhe datat e mundshme të atentatit, por pa sqaruar natyrën e tij. Qyteti i Kielit është zgjedhur pasi në të ndodhet një xhami shiite.
6 Tetor 2009