E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mikael Shumakeri, më kopraci në Formula 1

Tarifa

Fiton më shumë se të gjithë pilotët, por është i kujdesshëm me portofolin. Mikael Shumaker ka kërkuar të mos ta paguajë tarifën e regjistrimit në Shoqatën e Pilotëve. Gjermani dje në mëngjes nuk ka marrë pjesë në një mbledhje para garës, në pritje për të kuptuar nëse kolegët më të dobët do ta pranojnë atë si ortak, por falas. Dëshiron të kursejë 1200 euro në vit. Një qëndrim i pakëndshëm, duke marrë në konsideratë që, vetëm nga kontratat, çon në shtëpi 38 milionë euro në vit, përveç faktit se në të kaluarën ka qenë një nga promotorët e GPDA në frontin e sigurisë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›