E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres paralajmëron: Pesë përforcime, ose ika

Liverpuli

Fernando Torres është gati të ikë nga Liverpuli, nëse klubi nuk bën blerje të mëdha gjatë këtij sezoni. Sulmuesi spanjoll ka pranuar hapur mundësinë e largimit nga “Reds”-at, nëse nuk do të bëhen investime të konsiderueshme. “Ajo që është e rëndësishme, nuk ka lidhje me vendin e katërt për Champions. E rëndësishme është të përforcohemi për të konkurruar në nivelet më të larta, me 4-5 lojtarë më të fortë se ata që kemi aktualisht”, deklaroi Torres. Sepse nëse nuk përforcohemi, çfarë rëndësie ka vendi i katërt dhe vitin e ardhshëm të luftojmë vetëm për të arritur mes katër të parëve?”, tha ai. Në sezonin më të keq të Liverpulit pas shumë vitesh, me 9 humbje deri tani, vjen edhe paralajmërimi i një prej idhujve të skuadrës, që me të drejtë dëshiron të luftojë për triumfe të mëdha. “Unë dua të luftoj në fushë për të fituar Champions League, Premier League ose Europa League, por për ta bërë duhen përforcime”. Pyetjes nëse ishte e pamundur të luante për Mançester Junajtid, njëlloj si për Real Madrid (El Nino ka qenë gjithnjë i lidhur me Atletiko Madrid), ai i përgjigjet: “Jo. Unë kam lënë shtëpinë time për të ardhur te Liverpuli, i detyrohem shumë atij klubi dhe jam shumë i lumtur këtu. Por duhet të mendoj për të ardhmen time dhe shpresoj të jetë këtu, këta njerëz meritojnë të fitojnë. Dhe nëse fansat janë të shqetësuar, se lojtarët mund të largohen, ndodh sepse klubi nuk po shikon përpara. Shpresoj se nuk do të ndodhë kështu”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›