“Shqipëria ka nevojë të konsolidojë reformat e ndërmarra”
24/04/2009 Ministrja britanike flet për detyrimet e Shqipërisë pas anëtarësimit në NATO
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen dhe Sigurinë Ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, zonja Baronesha Uinfrid An Taylor, thekson rëndësinë reformave që ka ndërmarrë qeveria shqiptare, të cilat mundësuan anëtarësimin në NATO. Por ajo vlerëson se detyrat e shtëpisë për vendin tonë nuk kanë mbaruar me kaq. Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit vlerësohen prej saj si një test i rëndësishëm.
- Zonja ministre, anëtarësimin në NATO ishte një interes gjeopolitik i Aleancës ndaj vendin tonë, apo edhe meritë e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare?
- NATO nuk rekruton anëtarë, ajo ka një politikë të dyerve të hapura dhe vendet që duan të anëtarësohen duhet të përmbushin kritere të caktuara. Këto përfshijnë shndërrimin e Forcave të Armatosura efektive, të kenë një vendimmarrje politike demokratike. Mendoj se ndryshimet që janë bërë kanë qenë shumë të rëndësishme. Përmendët rajonin. Mendoj se ekzistenca e vendeve të stabilizuara dhe që mund të përmbushin kriteret e NATO-s është e rëndësishme për çdo fqinj dhe për këtë mendoj se është e rëndësishme në këndvështrimin e NATO-s dhe atë të Shqipërisë.
- Nga liderë të ndryshëm të vendeve anëtare të Aleancës theksohet se sfida për Shqipërinë nis menjëherë pas anëtarësimit. Sipas jush, cila do të jetë kjo sfidë? A janë zgjedhjet parlamentare një sfidë e vërtetë për vendin tonë?
- Anëtarësimi në NATO nuk është fundi i procesit. Është një hap shumë domethënës, por sigurisht që ka edhe obligime po aq domethënëse për anëtarët e NATO-s. Në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare pas pak kohësh dhe mendoj se shumë njerëz në të gjithë botën, por në mënyrë të veçantë NATO-ja dhe Bashkimi Europian do t’i shohin këtë zgjedhje dhe do të kenë pritshmëri të lartë për prioritetet demokratike që duhet t’i rrethojnë ato. Ne dimë se ka pasur çështje që janë ngritur rreth kartave të identitetit dhe për regjistrimin. Do të ketë monitorues, që do të vëzhgojnë këto zgjedhje dhe do të raportojnë për to. Mendoj se është e rëndësishme për Shqipërinë, edhe si anëtare e NATO-s, që këto zgjedhje të vlerësohen si të drejta dhe ecuria e tyre të jetë në mënyrën e duhur.
- Mendoni se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO do të mund të përshpejtojë integrimin e saj në Bashkimin Europain?
- Jam në dijeni të ambicieve dhe aspiratave të Shqipërisë për të qene anëtare e Bashkimit Europian. Nuk mendoj se ky është një proces që do të mund të ndodhë brenda një nate. Mendoj se ende ka vend për ndryshime. Këto ndryshime lidhen me sistemin gjyqësor, ndryshime në luftën kundër korrupsionit, ndryshime për klimën financiare, të cilat do të bënin të mundur që Shqipëria të arrinte të gjitha kriteret që do të ishin të nevojshme. Mendoj se, në qoftë se Shqipëria do të arrinte të bënte këto dhe mendoj edhe për potencialet në investime këtu, do të ishin shumë domethënëse. Gjithashtu mendoj se potenciali turistik për Shqipërinë do të jetë shumë i rëndësishme. Gjithsesi, mendoj se Shqipëria ka nevojë të konsolidojë reformat që ka ndërmarrë dhe t’i çojë ato përpara për të maksimalizuar potencialet e saj. Kështu, mendoj se i gjithë ky progres do të merret parasysh kur të vijë koha për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Marrë nga TV “Klan”